Çika në Report Tv: Mjeshtri Berisha ka përdorur dosjet e sigurimit të shtetit për shantazhe! Meta dekoroi pafund ‘shefa’ se e kishte detyrim 

27 Korrik 2022, 17:57| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 18:03

  • Share

Ilir Meta por edhe Gramoz Ruçi kanë qenë emrat që janë përmendur nga gazetari Nebil Çika të ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj në Report Tv si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Çika zbuloi se ky vendim i bordit është marrë që në kohën që Meta ishte president. Pra nuk kemi të bëjmë me një vendim që është shpallur direkt pasi Meta mori drejtimin e partisë së tij të vjetër tashmë të ‘inauguruar’ si Partia e Lirisë.

‘Ajo që vë re unë është se ky vendim i bordit apo i komisionit është marrë në kohën që Meta ka qenë president. Meta ka më shumë se një muaj që nuk është më anëtar i këtij komiteti. Pra nuk është e re.’- tha Çika.

I pyetur për 5 emrat e tjerë të përfshirë në këtë dosje, e cila u sigurua mbrëmjen e së martës nga Report Tv, ai u shpreh se nuk i ndante me thikë por se gjatë kohës së dilnin dy emra, Ilir Meta dhe Gramoz Ruçin. Por përtej kësaj, Çika thotë se përdërisa Meta u bë President pavarësisht këtyre skandaleve ku ishte përfshirë.

‘Problemi është i hershëm, Mezini dhe Bezhani janë manipuluar politikisht qoftë kur ishte Berisha qoftë kur ishte në hesap të vetë. Meta ka marrë pastërti figure dhe nga komisioni i Mezinit dhe Bezhanit, sigurisht me dashje. Tani ka shumë emra ti hysh asaj pune, skandali ka qenë në kohën e Gentës kur unë kërkoja emrat dhe dilnin dy, Meta dhe Gramoz Ruçi. Ka dy standarde, Meta dhe pse e kishte këtë problem, e bënë President.’- tha ai

Gazetari u ndal edhe te ‘mjeshtri’ i përdorimit për shantazh të këtyre dosjeve, i cili është Berisha. Berisha sipas tij mban shumë njerëz pas vetes së tij me anë të kësaj dosjeje.

‘Nuk mund ta ndaj me thikë se do atë sistemin e vet, po mjeshtri i përdorimit të këtyre dosjeve ka qenë Berisha. Mendoj se Berisha i ka përdorur dhe ministra të tjerë. Fakti që ky kalon me urdhër politik shkel ligjin dhe i kalon këta njerëz, nuk i ndalon dot. Arrita në një moment që po të më kërkonte Berisha ndonjë dosje, unë u revoltova dhe nuk ja dhashë, pse se nesër do e kishe zëvendës ministër. Berisha mban shumë njerëz pas vetes në shantazh me këto dosje.

Sa i përket edhe dekorimeve të shumta që Meta gjatë mandatit të tij presidencial ka dhënë një numër mjaft të madh, Çika tha se nuk ka qenë ideologjike, ata thjesht dinin që ai ishte i përfshirë.

'Për moshën që kishte as që më shkonte mendja që Iliri... Prandaj dekoronte ai ata shefat, se është presidenti që ka dekoruar më shumë këta të sigurimit. Se ka pasur vetëm ideologjike e ka pasur detyrim se e dinin.’- tha Çika.

Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?