Politikë

Kryetari i Shoqatës së ish-të Përndjekurve: PD nuk përfaqëson dot të djathtët në Shqipëri! Basha shkeli marrëveshjen me ne! Arsyet pse humbi në zgjedhje

6 Maj 2021, 14:42| Përditesimi: 6 Maj 2021, 15:31

  • Share

TIRANË- Nebil Çika, kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve thotë se Partia Demokratike nuk e përfaqëson dot të djathtën në Shqipëri dhe kjo sepse nuk ka filozofi dhe as ideologji. I ftuar në studion e Report TV, Çika u shpreh skeptik për reformimin brenda PD-së, pas humbjes për të disatën herë në zgjedhje nën drejtimin e kryedemokratiti Lulzim Basha.  

" Skeptikë për reformimin brenda PD. PD e ka të pamundur që të vijë në ideologjinë për të përfaqësuar të djathtën shqiptare me këtë program, me këtë mungesë ideologjisë me këtë filozofi", tha Çika.

Ai ka listuar edhe arsye se përse sipas tij, PD-ja humbi në këto zgjedhje.

"Nuk pati filozofi politike, nuk mund të jenë në një listë djemtë e martirëve dhe xhelatëve të diktaturës komuniste. Pra problemi ishte në lista. Së dyti kandidaturat e vjetra që mendoja se Basha do i ndryshonte. Unë kam qenë në fushatë elektorale që kam bërë shumë për PD dhe kisha një ngërç të njerëzve tanë që të dilnin në zgjedhje. Kam bërë debat me një ishte për përndjekur politik që nuk donte të votonte dhe më dha një arsye të fortë.  "Unë në 91 kam qenë 30 vjeç dhe kam votuar listën e deputetëve të PD ku ishte Tiran Shehu, sot në këto zgjedhje kam djalin 30 vjeç dhe në listë është sërish i pari Tritan Shehu", tha ai.

Pas aleatëve, Çika i shtohet listës së të zhgënjyerve nga Basha, duke thënë se nuk ka pasur mbështetje në fushatë, madje edhe se "është tradhtuar" nga kryedemokrati.

"Basha nuk na ka mbështetur fare në fushatë elektorale,, zgjodhi që të bënte një fushatë pozitiviste dhe vetëm mesazhe mesazhe, por nuk pati mesazhe për të përndjekurit politik.  Pati dhe një goditje që ndikoi te njerëzit për të mos dalë në zgjedhje dhe ne bëmë disa takime para zgjedhjeve, me disa marrëveshje. Në këto marrëveshje Basha premtoi se do rregullonte ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, në fund pati një marrëveshje me LSI, ku pika e fundit ishte kthimi i pronave vetëm për komunitetet fetare", përfundoi Çika.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 06/05/2021 17:38

    Juve ose jeni budallenj, ose naive, ose me e keqja mund te jete qe keni ne rradhe tuaja njerez ish bashkepunetore te sigurimit dhe keni dhe njerez qe jane denuar per krime ordinere dhe kane marre nje vertetim gjykate te korruptuar qe gjoja kane qene te perndjekur ose te denuar politik. Keshtu qe e para duhet te pastroni rradhet tuaja nga keta njerez. E dyta, keni bere gabimin me te madh qe i keni besuar PD qe ne krye te heres. Mjafton vetem fakti qe PD eshte drejtuar nga je ish sekretar partie, e kam fjalen ketu per Sali Berishen, ju nuk duhet te kishit besuar ne ate parti. Mjafton t’ju permend dhe nje fakt tjeter qe me shume per ju ka bere qeveria e Rames sesa qeveria e Berishes. Me Berishen keni marre me zor te madh vetem nje kest nga demshperblimi, me Ramen kane marre te gjithe ata qe jane gjalle, dhe nga dy keste kane marre pasardhesit e atyre qe kane qene denuar, por qe fatkeqesisht nuk jane gjalle. Tani bejini vete llogarite kujt i besoni, dhe kujt jo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?