Momenti i përplasjes

Çiklizëm/ Përplasje masive në Turin e Spanjës, disa garues rrëzohen në tokë! Kampioni Vingegaard me oksigjen në spital (VIDEO)

4 Prill, 18:00| Përditesimi: 4 Prill, 18:02

  • Share

Rrëzim i frikshëm në Turin e Spanjës në çiklizëm. Në kilometrin e 126-të nga 159-të, shumë nga çiklistët në rrugë u rrëzuan dhe nuk ishte një përplasje e lehtë, me garën që u ndal dhe autoambulancat që ofruan ndihmën e parë.

Jonas Vingegaard, Primoz Roglic dhe Remco Evenepoel rrezikojnë pjesëmarrjen e tyre në Tour de France për shkak të lëndimeve të pësuara. Slloveni dhe belgu, ndryshe nga danezi, arritën të ngriheshin, i pari dukshëm duke çaluar dhe i dyti u transportua në spital së bashku me Vingegaard dhe Jay Vine, të cilët qëndruan në kanal pranë rrugës për shumë minuta, të lënduar në shpatull dhe supozohet një frakturë e një kocke klavikulare.

Në rrëzim u përfshinë edhe sportistë të tjerë, si Steff Cras, Alexander Cepeda, Natnael Tesfatsion dhe Quinn Simmons.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?