Tadej Pogacar feston suksesin

Çiklizëm/ Tadej Pogacar vendos rekord, fitore historike në Tour de France

22 Korrik, 17:51| Përditesimi: 22 Korrik, 18:09

  • Share

Slloveni Tadej Pogacar u shpall fituesi i Tour de France për këtë vit, duke bërë që të koleksionojë titullin e tretë kampion të kësaj gare në karrierë. Ai ia doli të linte pas danezin Jonas Vingegaard me 1 minutë e 3 sekonda gjatë një gare prej 25 kilometrash që përfundoi në Nice.

Pogacar dhe Vingegaard kanë zhvilluar një rivalitet gjatë viteve pasi slloveni fitoi turneun e Francës radhazi në 2020 dhe 2021, ndërsa Vingegaard fitoi radhazi në 2022 dhe 2023. Remco Evenepoel i Belgjikës, një tjetër rival i Pogacarit, përfundoi i treti.

"Më duhet të them sa i lumtur jam që fitova këtë Tour de France dhe sa i 'çmendur' ishte udhëtimi, sa të 'çmendura' betejat që patëm me Jonas dhe Remcon. Mendoj se ishte një nga turnetë më të veçantë në histori", tha Pogacar gjatë ceremonisë në podium.

Pogacar fitoi garën tjetër të madhe të çiklizmit, Giro D'Italia, në fillim të këtij viti, duke e bërë atë sportistin e parë që i fiton të dyja në një sezon që nga fillimi i shekullit (e fundit ndodhi në 1998).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?