Sport

Çiklizëm, Velia fiton 'Kupën e Prizrenit'! Kreu i federatës së Kosovës: Pas Shqipërisë, 'Giro D'Italia-n' e duam ne

16 Qershor, 15:04| Përditesimi: 16 Qershor, 15:36

  • Share

Çiklisti i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Olsian Velia, u shpall fitues i Kupës së Prizrenit. Një garë ku morën pjesë 60 çiklistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria. Etapa rreth Opojës ishte e gjatë 56 kilometra dhe përveç garës sportive kishte për qëllim edhe promovimin e zonës së gjelbëruar.

“Në garat e Kosovës jam gjithmonë pjesmarrës, sepse është gjithmonë mbështetëse shumë e madhe për çiklizmin e Shqipërisë, federatën. Veçanërisht edhe për mua e kam një respekt shumë të madh,”-u shpreh Olsian Velia, çiklist i Kombëtares.

Velia, i cili fitoi edhe një nga etapat e rrethit çiklistik të Shqipërisë pak ditë më parë, nga Kosova bëri thirrje për mbështetje ndaj sportit të çiklizmit.

“Insticionet ta kthejnë sa më shumë kokën nga sporti për sa më shumë sponsorizime sepse pa sponsorizime ky sport nuk jetë,”-tha Olsian Velia, çiklist i Kombëtares. 

Kosova shpreson të marrë shembull nga Shqipëria dhe në të ardhmen e afërt të organizojë garën e famshme të ‘Giro D’Italia-s’. Përfaqësues të federatës atje pohojnë se negociatat kanë nisur.

“Në të ardhmen ta bëjmë edhe ne një etapë 1 ditore të ‘Giro D’Italia’ në Kosovë,”-u shpreh Avni Nuha, president i federatës së çiklizmit në Kosovë.

Etapa e Opojës u zhvillua për herë të parë në Kosovë, ndërsa çiklistët po përgatiten për pjesmarrjen në evente si Evropiani dhe Botërori.

 

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?