Cikloni ka gjunjëzuar Greqinë, duke shkaktuar deri më tani 2 viktima dhe përmbytje të mëdha ne vend.
Të dy viktima ishin banorë nga Thesalia dhe njëri prej tyre është një 63 vjeçar shqiptar të cilin djali i tij e kërkonte që nga dita e djeshme. Ai u gjet i vdekur nga ekuipet e zjarrfikësve në zonën prapa spitalit të Karditsa.Sipas mediave greke, viktima tjetër është një 40 vjeçar i cili përfundoi në lumin Pamisos në Mouzaki bashkë me makinën me të cilën ai udhëtonte
Në të gjitha zonat që ka prekur cikloni, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.
Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.
Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.
GREQI- Një grua ka humbur jetën teksa disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë.
Stuhia sub-tropikale e quajtur “Ianos" ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth, teksa situata vijon të mbetet ende kritike.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa janë kryer më shumë se 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.
Ndërkohë që pjesa më e madhe, janë evakuuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.
Fenomene të tilla natyrore janë shumë të rralla, që nuk ishin parë në Greqi që prej vitit 1995.
Zonat më të prekura nga ciklonit janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.
nese dikush ka leje arme ai duhet te zoteroje gjithe qetesine e durimin e jo te behet gjahtar
Përgjigju