Foto ilustruese

Cila është arsyeja kryesore pse dy partnerë diskutojnë me njëri-tjetrin gjithçka, përveç problemeve të jetës seksuale?

13 Gusht 2022, 19:45| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 19:46

  • Share

Zënkat e vogla e të përditshme janë të pashmangshme në një lidhje. Nga paratë e nevojshme për nevojat e përditshme, rritja e fëmijëve, punët e shtëpisë e deri te aktivitetet e kohës së lirë, një çift ka shumë arsye për të debatuar.

Në shumicën e rasteve, sigurisht që gjendet një zgjidhje e menjëhershme për këto grindje. Nëpërmjet diskutimit, në fakt çiftet arrijnë të kuptojnë preferencat e njëri-tjetrit dhe të komunikojnë më mirë. Megjithatë, ka një çëshjte që shumë çifte shmangin diskutimin dhe ai nuk është tjetër veçse dallimet në marrëdhëniet seksuale.

Hulumtimet kanë treguar se çiftet që flasin hapur për problemet e tyre seksuale janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, shumica e njerëzve preferojnë të kenë një jetë seksuale jo shumë të këndshme sesa të marrin pjesë në një bisedë të tillë.

Pra, pse kaq shumë njerëz kanë frikë t'i komunikojnë nevojat e tyre seksuale partnerit të tyre? Psikologia kanadeze Uzha Rehman dhe kolegët e saj u përpoqën t'i përgjigjen kësaj pyetjeje në studimin e fundit që ata kryen mbi konfliktin e komunikimit në çifte.

Edhe çiftet që arrijnë të zgjidhin me sukses lloje të tjera konfliktesh shpesh e gjejnë veten "në errësirë" kur bëhet fjalë për të diskutuar problemet seksuale të marrëdhënies së tyre. Më pas, në vend që të komunikojnë preferencat e tyre dhe të mësojnë për ato të partnerit të tyre, ata mbështeten në skenare stereotipe që metodizojnë aktin seksual. Në vend që të "dëgjojnë" nevojën e tyre për një ndryshim në jetën e përditshme, ata i mbajnë fantazitë e tyre për vete. Pra, nuk është e vështirë të kuptosh psejeta seksuale e çifteve bie pas disa vitesh martesë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se çiftet shmangin diskutimin për këtë problem sepse e perceptojnë atë si kërcënues, në tre forma të ndryshme.

Kërcënim për marrëdhënien: Ata kanë frikë se një bisedë konfrontuese do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme marrëdhënien e tyre. Me fjalë të tjera, ata e vlerësojnë marrëdhënien e tyre edhe kur nuk ndihen të lumtur në të, ndaj preferojnë të mos thonë asgjë në vend që të rrezikojnë një konflikt që mund ta përmirësojë atë, por edhe mund ta shkatërrojë atë.

Kërcënimi i partnerit. Ata kanë frikë se bisedat konfrontuese do të lëndojnë partnerin e tyre. Pra, ata kujdesen për gjendjen e mirë psikologjike të partnerit të tyre edhe kur ata vetë nuk janë të kënaqur me rrjedhën e marrëdhënies. Dhe në këtë rast, ata preferojnë të heshtin sesa ta bëjnë partnerin të ndihet në siklet, edhe nëse ka një mundësi për t'i përmirësuar gjërat.

Një kërcënim për veten e tyre. Ata kanë frikë se bisedat konfrontuese do t'i bëjnë ata të pambrojtur. Nëse zbulojnë shumë për veten e tyre, kanë frikë se partneri nuk do i miratojë ose do t'i bëjë të turpërohen. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për pranimin e partnerit të tyre dhe frika për ta humbur atë është një faktor kryesor pse shumë shmangin të flasin për tema të ndjeshme në radhë të parë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?