Loredana Zefi mund të jetë në një lidhje dashurie me reperin gjerman Bonez.
Ky dyshim erdhi, pasi të dy publikonin fotografi dhe video në llogaritë e tyre, nga vende të njëjta, madje Bonez publikoi dhe Loredanën por gjithmonë duke mos i nxjerrë në pah fytyrën.
Duke qenë se u zbuluan shumë shpejt, ishte Loredana ajo që reagoi duke thënë se thjesht e kishte shoqëruar gjatë koncertit të tij, pas marrjes së një çmimi, “Best live act”.
Mediat gjermane po e konsiderojnë si një flirt Instagrami.
Ata shkruajnw se fansat tashmë kanë filluar me thashethemet se Bonez mund të jetë i dashuri i radhës për këngëtaren gjermane e cila është shumë e suksesshme në Zvicër.
Madje reperi gjerman ka publikuar dhe një fotografi me Loredanën në Instagram ku ka shkruar “Kampionët e padiskutueshëm”, ndërsa nuk ka munguar dhe komenti i reperes e cila e krahason Bonez me reperin Drake.
Bonez MC është reper dhe producent gjerman, themelues i grupit 187 Strassenbande bashkë me reperët Gzuz, Maxwell, LX, Sa4 dhe Jambeatz.
Ai është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës gjermane, ku 3 prej albumeve të tij kanë statusin e artë dhe një prej tyre është edhe platin.
Duke qenë kaq i suksesshëm jeta e tij është përtej luksit, ku dhe e shfaq edhe në rrjetet sociale.
Komente
