Pika e zezë

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

12 Prill, 15:34| Përditesimi: 12 Prill, 23:44

  • Share

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar.

Përveçse startin e fushatës, dy takimet kanë shenjuar edhe një dallim mes dy forcave politike, që lidhet me pyetjen se sa shpenzojnë forcat politike për evente elektorale të këtyre përmasave.

Një ditë më parë, PD u shfaq në Sheshin "Nënë Tereza", me një skenografi masive, ledwallë gjigandë që qëndronin pas shpinës së kandidatëve. Një ditë më pas, PS u shfaq në "Sheshin Skënderbej" me një sfond shumë më modest, thjesht pemët e këtij sheshi. 

Ndërkohë që Berisha fliste, nuk mungoi ndriçimi skenografik që zakonisht faturohet si shërbim prej mijëra eurosh nga kompanitë e organizimit të eventeve. 

Përkundër dritave luksoze të Partisë Demokratike, lideri socialist u shfaq në mesditën e së shtunës, me vetëm dritën e diellit mbi kokë. 

E ndërkohë që në të dy sheshet qëndronin po njësoj ulur, mbështetësit e secilës palë, mbi flamujt e partisë demokratike shkëlqenin më fort se asnjëherë tjetër dritat e ledwalleve të shtrenjta dhe skenografisë luksoze, çka është jo tipike për një parti opozitare që pretendon se "do të luftojë shpenzimet e tepruara qeveritare". 

Në ndërkohë që Sheshi Nënë Tereza u pushtua edhe njëherë nga demonstrimi i luksit opozitar, partia në mazhorancë tregoi se edhe me një logjistikë më modeste mund të organizohen fushata të mëdha.

xy/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 13/04/2025 21:14

    Shume e sakte.

    Përgjigju
  • Sud: 13/04/2025 12:52

    Ps

    Përgjigju
  • dori: 12/04/2025 17:30

    Sali non grata noc rrokun e ka të sigurt sepse vetëm shpellarët e mbështesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?