Vendimi i KQZ-së sot për të miratuar listat për anëtarët e KZAZ-ve të P, PL dhe PSD, teksa përplasjet e brendshme e kanë ‘dënuar’ Partinë Demokratike edhe në këtë proces duke bërë që KQZ të mos i fusë fare në rendin e ditës, është debatuar në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.
Analisti Shpend Gashi u shpreh se Berisha ka shumicën në PD brenda partisë është fakt dhe çdo vendim duhet marrë duke pasur parasysh këtë.
“Ajo që bën grupi tjetër është jo di drejtë pasi nuk përfaqëson atë për të cilën është krijuar PD shumicën. Ne duhet të veçojmë që rrezikon që PD të mos futet në zgjedhje. Të paktën de fakto PD i përket shumicës dhe z. Berisha. PD duhet të gjejë edhe një herë marrëveshjet mes palëve për të garantuar edhe një herë opozitënbërjen në vend dhe jo të jetë e përçarë. Si mund të zaptohet një parti kur ke shumicën? E kuptoni se çfarë gabimi po bëni? Luhet me retorika boshe në të gjitha këto qelizat mediatike, që i vetmi argument që kanë kundër Sali Berishës është se është ‘non grata’. Ky zotëria 80 vjeç po bën opozitën më të fortë në këto 10 vitet e fundit. Kur ne themi që nuk duhet Sali Berisha, nuk japim përgjigje se kush do të vijë pas tij”, tha Gashi.
Ndërsa nga ana tjetër gazetari Reldar Deda thotë se ishn-Kryeministri Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike dhe nuk ka respektuar asnjë rregull.
“Berisha e konsideron bashkimin si asimilim të grupit tjetër. Nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të afruar anëtarët e grupit tjetër. Nuk e shoh me një strategji konkrete, vendimmarrjen konkrete duke u bazuar në akte. Ndërsa palën e tjetër nuk e shoh si një entitet të asimiluar dhe pa dinjitet në Partinë Demokratike. Berisha nuk ka respektuar asnjë rregull të brendshëm të PD-së”, tha Deda.