Në këtë sondazh të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit, qytetarët shqiptarë janë pyetur edhe mbi prioritet që duhet të ketë qeveria e ardhshme, pavarësisht se cila do të jetë ajo. Ajo që vihet re është se avancimi me procesin e integrimit evropian, pra marrja e statusit të vendit kandidat, duhet të jetë kryeprioritet për qeveritarët e 4 viteve që vijnë. Gjithashtu të pyeturit kanë vlerësuar thuajse maksimalisht çështje të shtetit të së drejtës si lufta kundër trafikut të drogës, lufta kundër krimit të organizuar si dhe ajo kundër korrupsionit. Duke pasur parasysh situatën edhe çështje të tilla si menaxhimi i pandemisë dhe situatës post tërmet kanë merituar një vëmendje të veçantë. Të tjera çështje me të cilat do të duhet të përballet qeveria që del nga zgjedhjet e pas një jave për shqiptarët janë papunësia, problemet e pronësisë, reforma në drejtësi etj.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Piepolit analizon fluksin e votave: Të zhgënjyerit nga LSI 48.9%, PD 6,7% dhe PS 6.5%! Ja ku shkojnë votat e tyre
B.K./ReportTv.al