Cilat ishin dy vajzat polake që frekuentonin kafe ‘Florën’ dhe çmendën djemtë shqiptarë në vitet ’68-'69

18 Shtator 2020, 11:34| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 11:40

  • Share

Në një intervsitë në ‘’ Rreze Dielli ‘’ në rubrikën ‘Nostalgji’ u rikthyem pas në kohë për të kujtuar  një nga kafenetë më emblematike në Tiranën e diktaturës Kafe ‘Flora’, e cila u kthye në stacionin më të rëndësishëm për të kaluar kohën jo vetëm për rininë, por për të gjithë përfshirë shkrimtarët dhe personalitet më të famshëm të kohës.

Por si u ndërtua kafe ‘’ Flora’’ dhe cilët ishin frekuntuesit e saj?

Kur mbaroi ndërtimi i apartamenteve i këtij blloku është mbaruar është përfunduar edhe pastiçeri Flora dhe është bërë menjëherë pastiçeri. Sektori tjetër ku jemi tani nuk ka asnjë lloj ndërtimi, sigurisht që koha ka ndryshuar por pastiçeri Flora ka qenë një pastiçeri me hapsirë të madhe, me dy hyrje kryesore pra me dy hyrje nga lindja, pa hyrje dalje por mund të hyje dhe të dilje dhe ishtë në formë U-je kun ë të dy krahët e U-së ishin tavolinat, ku mund të kenë qenë rreth 40 tavolina. Karriget, kolltuqet kanë qenë prej dërrase afërsisht si këto që kemi ne sot, të gjëra dy dhe dy përball, mundet dhe një anësore, dhe qëndrimi ishte shumë komod , kështu që kjo ka qenë atmosfera me ngjyrë të errët, një bojë kafe  e errët ishte pasticeria brenda me xhama të mëdhenj, hapsirë e lartë, pra që komunikoje dhe me rrugët dhe krijontë një atmosferë shumë të këndshme qëndrimi aty ‘’ shprehet Uvil Zajmi një ndër frekuentuesit e rregullt të kësaj kafeneje.

Por cilat ishin dy vajzat  e huaja, të cilat frekuentonin këtë kafene dhe çuditën djemtë shqiptarë në këtë periudhë ?

Dy motrat polake, Sasha me Grishën ato janë në vitin 68’-69’ . Ato ishin vajzat e një zyrtari të thjeshtë të ambasadës polake sepse këtu në fund është edhe ambasada polake se kjo është rruga e tre ambasadave të famshme…..Dua të tregoj një detajë që tek ambasada jugosllave ata kishin një stend me fotografi dhe nxirrnin fotografi të bukura, tani kalonin njerëz dikush e dinte dhe dikush jo dhe qëllonte për të ndaluar për të parë fotografitë. Dilte polici nga kabina dhe me kujdes të afrohej thshte largohu qyetar mos qëndro, raportet ishin shumë të tensionuara me Jugosllavinë dhe ambasada ruhej në mënyrë tërsisht nuk donin as njerëzit të ndalonin aty sepse mund të konsiderohej një njeri I ambasadës…..Grisha dhe Sasha vinin në periudhën e verës, dhe kanë qenë vajzat që në një farë mënyre I kanë cmendur djemtë e rrugës së Durrësit. Ato ishn të bukura ishin elegnate binin në sy, Në Shqipëriai stil jetese nuk ekzistonte, me minifunde ne ato vite 68’69’ nuk kishte minifunde, flokë të bukura, vajza që flisnin Anglisht, sa u detyruan që meshkujt filloi një praktikim I anglishtes,  se duhej një lloj komunikimi me ato, sepse në përgjithësi ato kalonin nga trotuari andej dhe kishin shumë miqësi me personelin e ambasadës kubaneze dhe vinin kalonin nga ora 6:30 në mesditë. Vinin dhe prisnin për ti përshëndetur për të krijuar një lloj korde, një lloj komunkimi me dy fjalë, me tre fjalë …. Dashuritë e lindura I bënin që djemtë shqiptar edhe nga tarracat të zbrisnin se ato kanë jetuar në një pallat pothuajse më posht ngjitur me ambasadën polake…’’ shprehet z. Uvil për dy vajzat polake që me stilin e tyre bënë që shumë djem shqiptarë të binin në dashuri.

Rinia shqiptare e viteve 60’ ishte mjaft e kufizuar përsa I përket argëtimit ndër vendet që frekuentonin më shpesh ishte kafe ‘’ Flora ‘’ por edhe vendet rreth e rrotull saj:

‘’ Këtu mund të vije që në orën 6, mjafton të vinte njëri I pari dhe pastaj afroheshin njëri pas tjetrit për tu grumbulluar me qëndrimin në verë ishte deri në orën 11, dikush dilte dhe xhiro por mbasi mbaronte xhiro vinin dhe dita, nata mbrëmja u mbyllte këtu., me grumbuj njerëzish ishin të gjithë të njohur me njëri-tjetrin por secili qëndronte në grupin e tij ndërsa shumë të frekuentura kanë qenë bordurat e dyqaneve që kemi në të dy krahët e rrugës kaq u bënë të besdishme për sistemin sa me një urdhër të Mehmet Shehut i lyen me graso që të mos uleshin rinia, banorët dhe detyroheshin të rrinin në këmbë’’ thotë ish-arbitri Uvil Zajmi.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?