Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla

8 Shkurt 2023, 15:19| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 15:21

  • Share

Mjekja gjinekologe Mimoza Keta foli në “Rreze Dielli” për problemet dhe komplikacionet që krijohen nga një cikël i çrregullt menstrual, por jo vetëm… Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni?  

“Shpesh herë tek ne gjinekologët drejtohen gra me një shqetësim, menstruacionet I kemi me ngjyrë të zezë. kjo ngjyrë e menstruacioneve konsiderohet normale sepse në dy ditët e para të ciklit gjakrrjedhja është me fluks më të shtuar. Një pjesë e gjakut qëndron në kavitetin e mitrës deri sa të zbrazet ai gjak fillon të oksidohet duke u oksiduar fillon merr ngjyrën e errët. Ajo që nuk konsiderohet normale është kur gjakderdhjet kanë ngjyrë si gri dhe kjo tregon që ka një infeksion të pranishëm. Shpeshherë pacientët thojnë që mban edhe erë dhe këto shenja nuk duhen nënvlerësuar por duhet ta bëjnë gruan të drejtohet tek gjinekologu për të marr trajtimin e nevojshëm” tha gjinekologia Keta.

Sipas mjekes gjinekologe shikohet një neglizhencë nga ana e pacientëve për kurimin e simptomave që shfaqen shpeshherë gjatë ciklit menstrual. Sipas saj nëse nuk I kurojmë infeksionet e ndryshme mund të agravojnë në sëmundje të ndryshme, duke humbur edhe mundësinë për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Nëse do ti lëmë pa mjekuar këto infeksione të cilat kanë kapur traktin riprodhues  ato mund të ngjiten lartë dhe të kapin pjesën e sipërme të trakttit riprodhues duke dhënë endometrinë, parametri, infeksione të indit lidhor ku mbështetet mitra dhe nëse do të kërkojnë më pas një bebe do ta kenë shumë të vështirë, gjithashtu mund të shkaktojë edhe dhimbje të forta barku” tha ajo.

Mjekja Keta këshilloi të gjitha vajzat e reja që të fillojnë kryerjen e analizave që në moshë të re, dhe kryerjen e Pap testit që pas 6 mujorit të parë që kanë kryer marrëdhënie seksuale.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?