Foto ilustruese

Cilat janë kriteret për t’u bërë astronaut i NASA-s?

4 Shkurt, 08:40
  • Share

Secili fëmijë mund të ketë ëndërruar të bëhet astronaut. Kujt nuk i pëlqen ideja për të bërë shëtitje në hapësirë, për të eksploruar planetë të largët dhe për të udhëtuar në kozmos?

Megjithatë, në realitet, puna e një astronauti është jashtëzakonisht e vështirë, nga ku agjencitë hapësinore sikurse NASA kanë kërkesa strikte dhe teste rigoroze për të hyrë në programet e tyre hapësinore.

Por cilat janë kërkesa për t’u bërë astronaut i NASA-s?

Siç raporton Spacecrew, për të aplikuar në programin e astronautëve të NASA- kandidatët duhet të kenë këto kritere;

Të keni shtetësi amerikane;

Të keni një diplomë masteri në një lëndë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM);

Të keni të paktën dy vjet përvojë profesionale përkatëse (ose të paktën 1,000 orë piloti në komandë në një aeroplan reaktiv).

Përveç këtyre kritereve, kandidatët për astronautë duhet gjithashtu të jenë në gjendje të kalojnë testin fizik të NASA-s. Çfarë nënkupton kjo?

Mprehtësia vizuale e largët dhe e afërt. Shikimi juaj duhet të jetë i korrigjueshëm në 20/20 në secilin sy (megjithëse NASA pranon përdorimin e syzeve). 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?