Elon Musk dhe Donald Trump

Bota

Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

7 Qershor, 21:23| Përditesimi: 7 Qershor, 21:27

  • Share

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë. Elon Musk dhe Donald Trumppo shkëmbejnë akuza të ashpra. Ndërkohë, aksionet e Teslës po bien ndjeshëm.

Drejtori ekzekutiv i "Teslës", Elon Musk, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar masivisht njëri-tjetrin. Musk, për shembull, mbështeti procedurat e shkarkimit kundër Trump në shërbimin e tij të mesazheve të shkurtra X.

Ai reagoi ndaj rënies prej 14.3 për qind të aksioneve të Teslës në tregun e aksioneve të SHBA-së. Kompania humbi 150 miliardë dollarë në vlerë. Trump ka shkruar më parë në Truth Social se masa më e thjeshtë për buxhetin e SHBA-së do të ishte ulja e "miliarda e miliarda dollarëve" në subvencionet dhe kontratat qeveritare me kompanitë e Musk.

Ligji i planifikuar i taksave shkaktoi mosmarrëveshje

Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin me një shumicë shumë të vogël. Trump e akuzoi Musk se e kundërshtoi projektligjin sepse ai propozonte lehtësime për automjetet elektrike. Musk e kishte justifikuar kritikën e tij me deficitin federal dhe e kishte quajtur projektligjin një "gjë të neveritshme".

Trump më parë e ka lavdëruar në mënyrë demonstrative sipërmarrësin si pjesë të qeverisë. Musk ka drejtuar Agjencinë e uljes së kostove DOGE, ka shkurtuar mijëra vende pune dhe ka siguruar miliarda dollarë në kontrata qeveritare.

Kërcënimet e Musk-ut

Trumpe trajtoi publikisht për herë të parë këtë polemikë me Musk gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Musk ishte i motivuar nga interesat e biznesit. Sipas Trump, Musk nuk kishte problem me ligjin - derisa nuk e kuptoi se ai parashikonte edhe ulje prej miliarda dollarësh në subvencione për automjetet elektrike.

Musk e quajti këtë një gënjeshtër. Pronari 53-vjeçar i platformës online X sugjeroi që anëtarët republikanë të Kongresit duhet të mbështesin atë në votimin e ligjit.

"Trump ka tre vjet e gjysmë të mbetura si president, ndërsa unë do të jem këtu edhe më shumë se 40 vjet", shkroi ai. Muska bëroi shumë postime në X, brenda pak orësh dhe kujtoi kongresistët për rëndësinë e ligjit.

Me një pasuri neto të vlerësuar prej më shumë se 300 miliardë dollarësh, Musk është deri tani personi më i pasur në botë. Vitin e kaluar, ai ka ndarë mbi 250 milionë dollarë në fushatën zgjedhore të Trumpit, pavarësisht se më parë konsiderohej një mbështetës i demokratëve.

Musk mund të përdorë paratë e tij për të financuar sfiduesit e Trumpit dhe anëtarët e Kongresit, që muind të votojnë kundër ligjit

"Pa mua Trumpi do të kishte humbur"

"Pa mua, Trump do t'i kishte humbur zgjedhjet", tha Musk, i cili ka mbështetur Trumpin edhe në disa shtete vedimtare federale, si Pensilvania. Trump tani tha se do të kishte fituar lehtësisht në Pensilvani edhe pa Muskun.

"Pa mua, Trump do t'i kishte humbur zgjedhjet," shkroi Musk në X. "Një mosmirënjohje e tillë", shkroi ai dhe shtoi: "Është koha për të hedhur bombën vërtet të madhe."?/DW

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?