Ekonomia shqiptare po pëson rënie-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo solli furnizimin e ri me brekë e reçipeta firmato. Po ua shembni shtëpitë banorëve të Unazës së Re e po i lini rrugëve-bërtet ai, ndërkohë ajo sapo hapi dyqanin e ri më të madh në Bllok.
Cilin të besojmë: plakun apo dashnoren e djalit të plakut?
Në kulmin e shirave të vjeshtës, në kulmin e tensionimit politik kur opozita po sillet si horre bulevardi, Armina Mevlani me qetësinë e saj olimpike prej budallaqeje orientale organizonte mbrëmë një tjetër super festë. Kishte ftuar me kuç e me maç sepse kishte lyer dyqanin e saj dhe kishte punësuar dy shitëse të tjera. Mbrëmë, mbrëmë, pra të hënën e fundit të nëntorit kur shiu qullte e lagte protestuesit në Astir, në dyqanin e Arminës mileti lagej me shampanjë. Mbrëmë kur Sali Berisha vajtonte si kukuvajkë e ngratë, Armina ngërdheshej e qeshej duke u treguar të ftuarve koleksionin e ri të brekëve me dantella. Mbrëmë kur deputetët e opozitës bllokonin rrugët e zjarrfikësve, ambulancave, hallexhinjve, Armina ofronte ulje çmimi për reçipetat e kuqe...
Dilema ime shtohet e bymehet pavarësisht se është pragdimri. Cilën opozitë të besoj: atë që del 1 orë te Astiri apo këtë opozitën që shet 12 orë në ditë pordhë dhe brekë në mes të Bllokut?
2300 euro në muaj paguan qira dyqani Armina e Shkëlzenit të Saliut. Ka 10 vjet me atë dyqan e deri tani ka shpenzuar plot 280 mijë euro. Sikur t’u dhimbseshin seriozisht astirasit protestues, Berishët do i kishin sistemuar sikur për sevap 10 familje.
10 familje nga ato që i sollën nga Viçidoli e i morën më qafë. I lanë rrugëve të Tiranës ku si të mekur shohin matanë vitrinave të dyqanit plot drita sesi u bën karshillëk Armina e Shkëlzen Berishës me lekët e Gërdecit!
Citoj vargje:Ti Alim qe s'di kendim ,behu vezir per arsim.
PërgjigjuTi konjak je xurxull e nuk te ben fare pershtypje e nuk kupton fare. ku I rreh Blendit e ku ty Lexohe edhe nje here qe te kuptosh mire vjehrrin e Armines qe po bie permbys nga "dhimbja " qe ndjen banoret e Astirit nausja ,djali,cupa e dhendri te thyejne koken me para si???ku ??? sa??? gjeje ku qendron zotesia
PërgjigjuNuk kuptohet se ku fillon e ku mbaron interesi publik ne kete artikull.Flitet me percmim per perkrahien politike te Astirit;ne te njejten kohe ,sarkazma ,s'le pa prekur nje diqan ,ku tregetohen,sipas tij ,bre ,recipeta e pordhe.Thuhet ne kete shkrim ,se pse ky dyqan qe shet- brek e pordhe- ,nuk eshte kaq bamires sa tu ndertoje nga nje shtepi 10 familjeve te Astirit.Zoterinj te nderuar ,le te miremi me pune te mira ,e ti lem ,krenarine boshe e pordhet.
Përgjigju