Maska FFP3

Bota

Cilësia e maskave anti-COVID ul rrezikun e infeksionit

29 Qershor 2021, 10:38| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 10:43

  • Share

Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni NHS Turst për ‘Cambridge University Hospitals’ dhe maskat që duhet të përdorë personeli shëndetësor është dalë në përfundimin se cilësia e maskave anti-COVID ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e rrezikut për tu infektuar me koronavirusin.

Mbajtja e maskës anti-COVID, e njohur si lloji ‘FFP3’ mund të sigurojë deri në 100 mbrojtje ndaj infeksionit për personelin shëndetësor. Nëse bluzat e bardha do të përdorin maska kirugjikale rreziku që të infektohen është më i madh.

Maska anti-COVID FFP3

Gjatë vitit të kaluar, spitali ndoqi udhëzimet kombëtare që specifikonin se personeli shëndetësor duhet të përdorë maskat kirurgjikale. Këto maska nuk parandalojnë grimacat e vogla të virusit të cilaty qëndrojnë në ajër dhe kështu kthehen në një burim infeksioni.

Studimi zbuloi se mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për pacientët në pavijonet ‘e kuqe’ përballeshin me një rrezik 47 herë më të lartë se mjekët që iu shërbenin pacientëve në pavijonet e në pavijonet ‘e gjelbërta’.

Studiuesi Dr. Mark Ferris thotë se stafi po infektohej me COVID-19 pavarësisht se po zbatonte çdo protokoll.

Pas valës së dytë të COVID-19, spitali Cambrige vendosën që personeli shëndetësor të përdorte maskën anti-COVID të llojit FFP3.

Sipas Dr. Mark Ferris këto maska ishin më të përshtatshme dhe pengonin grimcat e vogla të virusit.

Ndikimi që solli përdorimi i maskës FFP3

Në disa javë pas përdorimit të maskave FFP3 numri i infektimeve në personelin shëndetësor u ul ndjeshëm. Numri i infektimeve të mjekwve që mbulonin pacientët në zonën ‘e kuqe’ u bë pothuajse i barabartw eme infektimin e mjekwve qw mbulonin pacientwt nw zonawn ‘e gjelbwr’.

Studimi ka arrirw nw pwrfundimin se stafi qw pwrdor maskwn FFP3 i sigurohet njw mbrojtje deri nw 100%, ndwrsa maskat kirurgjikale ishin tw ‘pamjaftueshme’ pwr mbrojtje.

Dr.Mike Weekes, nga  Cambridge University Hospitals, i cili punoi pwr studimin tha se kjo punw i jep disa prova të botës që maskat FFP3 janë me të vërtetë efektive dhe më efektive se maskat kirurgjikale.

Sipas tij, duke pasur parasysh rezultatet, si një lloj efekti parimi paraprak, duhet tw mendojmw pwr tw ndryshuar pwrdorimin e maskave kirugjikale me maskat FFP3 për këdo që kujdeset për një pacient me koronavirus.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?