Bregdeti më i pastër, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në 'Studio Live': Përmirësim është mjaft i konsiderueshëm

14 Qershor 2022, 19:52| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 09:44

  • Share

Bregdeti më i pastër mbetet ende një temë mjaft e diskutuar sidomos para sezonit të nxehtë turistik. E ftuar pikërisht për këtë çështje në 'Studio Live' në Report Tv ishte e ftuar Arta Dollani drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas Dollanit, ka patur një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme në cilësi.

'Krahasuar me vitet më parë kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë të ujërave larë, kjo në saj të angazhimit shumë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Duke mbajtur nën kontroll të gjitha aktiviteteve të tyre gjatë bregdetit ashtu dhe në liqen.'- tha Dollani në Report Tv.

Për kuriozitetin e publikut se cilët nga ujërat ka pastërtinë më të madhe, Adriatiku apo Joni.

'Edhe nga vetë morfologjia, të tokës që është në këto zona sigurisht që plazhet e jugut janë më cilësorë krahasuar me ato të veriut.'- tha Dullani.


Ndotja e bregdetit të Durrësit ishte pyetja tjetër që u drejtua drejtoreshës së agjencisë kombëtare të mjedisit, e cila u shpreh se ndodh për shkak të fluksit.

Janë ngjarje të cilat ndodhin në mënyrë sporadike por ndodhin, por cilësia e ujërave tanë është shumë e lartë. Por ka raste që edhe ulet për shkak të fluksit apo të njerëzve që rrinë në këto zona. Por kemi rritje cilësi të ujit.- ta drejtoresha. 


Sa është rritur cilësia krahasuar me vitet e mëparshme?

'Nga 39.1% e cilësisë jo të mirë që është shënuar në 2015, tashmë në 2021 dhe në 2022 kemi vetëm 7.7% . Që është një rritje që konsiderohet kudo e konsiderueshme.'- tha Dullani.  

Për Dullanin ndotësit më të mëdhenj ende janë pikat e hidrvoreve dhe portet.

Pikat e hidorvoreve, vazhdojnë ato që të jenë pikat e nxehta, sigurisht pikat ku shkarkojnë impiantet e ujërave dhe sidomos portet'- tha Arta Dollani në Report Tv.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?