Foto ilustruese

Kronikë

Cilësohej si person i rrezikshëm, policia arreston 38-vjeçarin nga Tepelena

12 Gusht 2018, 20:54| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 20:59

  • Share

Policia e Sarandës ka kapur një person me rrezikshmëri të lartë.

Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme ku në pranga ka përfunduar B. I., 38 vjeç, banues ne Vasjar te Tepelenes.

38-vjeçari është ndaluar në një nga klabet e natës në lagjen nr.1 të Sarandës, ku i janë gjetur dhe sekuestruar 3 gram “cannabis sativa”.

Më pas policia ka kryer kontrolle edhe në banesën ku ai jetonte ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Operacion i policise se Sarandes per kapjen e nje personi me rrezikshmeri. Operacioni eshte zhvilluar dje. Eshte arrestuar B. I, 38-vjec, banues ne Vasjar te Tepelenes.

Fillimisht ai eshte ndaluar ne nje nga clubet e nates ne lagjen nr.1 te Sarandes, ku i jane gjetur dhe sekuestruar 3 gram “cannabis sativa”. Me pas policia ka kryer kontroll ne banesen ku jetonte dhe ne garazhin e mjetit ne afersi te Kanalit te Cukes.

Ne kete te fundit ka gjetur dhe sekuestruar 1 arme zjarri pistolete

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?