Dy helikopterë ‘Black Hawk’, të cilësuar si më të mirët në botë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme (13 janar). Lajmin e bën me dije ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në facebook, ku theksohet se helikopterët e rinj të mbërritur nga SHBA do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë si dhe për mbështetje logjistike të NATO-s për operacione e stërvitje.
“Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Hawk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbërritjen e këtyre helikopterëve si një investim shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit. Ai shkroi në facebook se investimi i bërë në bashkëpunim me SHBA-të, ka prioritet madhor mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjetet sociale shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-ve dhe theksoi se helikopterët e rinj janë një investim i rëndësishëm për Forcat e Armatosura të vendit.
Çfarë janë helikopterët “Black Hawk”?
Helikopteri UH-60 Black Hawk është avioni kryesor i transportit dhe sulmit ajror i Ushtrisë Amerikane me ngritje mesatare.
Është një helikopter i shërbimeve me ngritje të mesme me dy motorë. Ai është i pajisur me një rotor të vetëm me 4 tehe dhe një rotor bishti me 4 tehe.
Komplementi bazë i ekuipazhit për UH-60A është tre: pilot, bashkë-pilot dhe shefi i ekuipazhit.
Tehet e rotorit me bërthamë titan janë rezistente ndaj zjarrit AAA (artileri kundërajrore) deri në 23 mm dhe janë të pajisura me sensorë nën presion të aftë për të zbuluar humbjen e presionit të rotorit (dëmtimi).
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mbërritjen e helikopterëve të parë ‘Black Hawk’ në Shqipëri, duke e konsideruar si një investim shumë të rëndësishëm për vendin.
Ai shkruan se ky investim në bashkëpunim me SHBA ndikon në modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë duke pasur prioritet mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”- shkruan Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për mbërritjen e 2 helikopterëve amerikanë ‘Black Haëk’ në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Peleshi e cilëson këtë si një investim shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura ndërsa shprehu mirënjohjen për SHBA për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.
“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”- shkruan Peleshi.
Po ndonje cisterne benzen ju solli amerika? Kundrejt pageses,kuptohet
Përgjigjupo per te shuar zjarret a do merrni avione dhe helikoptere ju apo jo....????
PërgjigjuO EDI RAMA O MASKARA,,O HAJDUT I NDYRE,,,SOT QE FLASIM DUHET TE KISHE 100 HELIKOPTERE BLACK -HACK,,200 AVIONE F-16,,1000 TANKE AMERIKAN,ANGLEZ ,DHE GJERMAN,,,,2000 TOPA DHE ARTILERI,,100 ANIJE LUFTE,,MUNICION PA FUND,,1000 MORTAJA DHE JAVELINE,,200 DRONE GODITES,,POR KETO PARA VIDHEN NGA EDI RAMA ME VR..MAT E TIJ,,,AMERIKA ESHTE GATI TE NA I SHESI,,E NE NUK KEMI MUNDESI QE TI MARRIM..MALLKUAR QOFSH O EDI RAMA...O LEGEN..
Përgjigjue haruat qe kishim dy helikopter Cugar dhe i cuam per hashash dhe njerin qe ra ne vasken e banjos qe ministria kodheli conte per te bere qoka ne malsine e madhe?? sa keta kushtuan, por atehere i behej qoka e radhesh me parate e taksapaguesve. mjer ku popull. mjere ne kush na drejton
PërgjigjuUshtrija e PPSH nuk vjen ma.
PërgjigjuTe dy helikopteret prodhim fundi i viteve 70. Te dy e kan kryer misionin e tyre , dhe i blejme ne qe te kalben neper hangar ktej sepse kane nje kosto shume te larte mirmbajtje qe ushtria jone nuk do e perballoj dot kurre.
Përgjigjuja sa te shkojne per remont se pastaj i ze pluhuri e harrohen......
PërgjigjuTani do beni xhiro do shkriheni...ti plotesoni oret e fluturimit deri ne Maj..kur te duhen per ndonje Rast rreziku sdo ti perdorni se kane plotesuar oret.. a pika qe sju bie....ku keni derman Ju
PërgjigjuTani do shpartallojm ruset dhe serbet se bashku Vetem enveri beri ushtri dhe shtet te pavarur keta qe e pasuan jane vetem mbrravecer dhe qurraman
PërgjigjuNjë thënie thotë: këpucar ri te këpucët.Me këtë dua të them që kujdestarët mendor për problemet ushtarake duhet të jenë USHTARAK dhe politikan ushtarak,s.p.s. ka aq shumë grada të larta sa ja kalon oficerit të bazës.Kjo kastë grauantësh elargon mëndjen nga OBJEKTIVI i. Ushtris .
PërgjigjuTani qe na erdhen keto mbeturinat e amerikes jemi superfuqi , ushtrine tone e shkaterruat duke e vjedhur dhe tani prape me leket e taksapaguesve merni ato mjetet qe i kane ber oret e punes dhe jane thjesht per tu hedhur , shtet i mbaruar
PërgjigjuI ke falas o hajvan I Saliut dhe do vijne akoma te there nga New Jersey gard
Normal shqipria per hapesiren qe ka duhet . 50 aroplane.F35 Moderne USA. Kto Jan bisha.200.tanke puma Deutschland. Dhe leopard e meriton shqipria qe te sterviten te rinj shqiptar.shqipatre.te mbronj Atdheun.dhe Kulturen Tradition shqiptare. Nuk po them menjeher. Po kuptosh Iden mir osht Greqia po armatoset serbia po e po .cfar presim 10 Nendeseanije Marinen detare shqipris .5 anije fuqishme si te Regan USA Respekt marini
Turi ke qënë gjo te rrugica Berisha donte?