Jennifer Lopez

Lifestyle

Cilët ishin 10 yjet me veshjet më të këqija në 'Golden Globe'

6 Janar 2020, 18:14| Përditesimi: 6 Janar 2020, 18:28

  • Share

Edicioni i 77-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, është mbajtur mbrëmjen e djeshme, ku shkëlqyen aktorët Renee Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt.

Idhujt e shumë prej njerëzve të kujdesuar deri në detaje parakaluan në tapetin e kuq.

Moda e fundit u paraqit në eventin e rëndësishëm që paraljmëron çmimet “Oscar”.

Por veshjet e disa prej vipave botërorë nuk u komentuan pozitivisht nga ekspertë të modës.

Cilët ishin 10 yjet me veshjet më të këqija në “Golden Globe”.

Ta nisim me yllin e modës Jennifer Lopez. Krishtlindjet kanë mbaruar, por mesa duket jo për Jennifer.

Fustani i saj dukej si një dhuratë e Krishtlindjes që priste të hapej.

Një veshje nga Valentino, i plotë me një ngjyrë ari të fortë dhe hark të gjelbër, por përsëri i papërshtatshëm për tapetin e kuq.

Shailene Woodley zgjodhi një fustan të guzimshëm me ndërthurjen e të zezës dhe blusë.

Ylli i "Big Little Lies" nga Balmain kishte më shumë xixa seç duhej.

Veshja nga Dolce & Gabbana e Sofje Vergara dukej më e përshtatshme për një mbrëmje mature se sa për tapetin e kuq.

Cate Blanchett rrallë herë është quajtur një yll mode dhe përsëri ka dështuar me veshjen e saj.

Fustani më shumë dukej si vezë Pashkësh me mëngë të buta fluture e një bust të zbukuruar.

Salma Hayek mund të ishte një ndër personazhet me veshjen më të bukur, por gjysma e sipërme e dantellave blu të fustanit të saj Gucci dukej e papërputhshme me pjesën e poshtme.

Fustani i Jodie Comer me mëngëzat e saj të çuditshme të fustanit me pjesën e poshtme të lëshuar, nuk shfaqi elegancë në tapetin e kuq.

Lucy Boynton me fustanin e saj dukej sikur po bëhej gati për në luftë.

Veshja e saj Nga Louis Vuitton që ngjante me një armaturë ishte e zbukuruar me detaje të dantellave.

Kursten Dunst, kandidatja e filmit "On Becoming a God in Central Florida”, kaloi me një fustan gjumi në tapetin e kuq.

Ajo preferoi dantellën ngjyrë rozë të fustanit që i mbulonte këmbët.

Saint Laurent i Zow Kravitz me një fustan të Anthony Vaccarello paraqiti dy lloje pikash që nuk u përputhën së bashku, edhe pse ajo merr një 10 për përpjekjen.

Fustani Dior me lule të shtypura i Anna Paquin është një tjetër shembull i një modeli që komentohet negativisht.

Mëngëzat e sipërme të Olivia Colman mbuluan elegancën e fustanit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?