Era Istrefi në 'Air Albania'

Cilët vipa shijuan ndeshjen Shqipëri-Francë në 'Air Albania'... (FOTO)

18 Nëntor 2019, 15:55| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 15:59

  • Share

Ceremoninë inaguruese të stadiumit më të ri në vendin tonë, “Air Albania”, nuk e shijuan vetëm tifozët e kombëtares por edhe personazhe vip të showbizit shqiptar.

Mbrëmja u hap nga këngëtari Flor Mumajesi, më pas nga Aurela Gace dhe u mbyll nga këngëtarja Era Istrefi me “Live it up”.

Më pas këngëtarja Juliana Pasha na mbërtheu me himnin kombëtar që karakterizon gjithë shqiptarët.

Nuk ishin vetëm këta personat e famshëm që morën pjesë në ndeshje.

Gjatë ndeshjes kryeministri Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij Linda dhe vogëlushi Zaho, Bes Kallaku postoi video live nga stadium.

Këngëtarja Nora Istrefi u fotografua duke zënë vend në tribunë, Alban Skënderaj postoi gjithashtu video duke bërë tifo për Shqipërinë.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të ishte jashtë inagurimit të stadiumit madhështor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?