Cili: Do doja që çështjet e Feti Yzeirajt dhe Alikos të gjykoheshin të parat, por nuk kam ndikuar tek gjyqtari

5 Mars 2020, 12:47| Përditesimi: 5 Mars 2020, 15:15

  • Share

Henri Çili tha se nuk e di se kush është fakti që ka krijuar gjithë këtë keqkuptim sipas tij, por e sigurt është se takimi në hotel Tirana me një gjyqtar siç pretendon prokuroria, nuk ekziston.

"Kjo çështje në Gjykatën e Lartë ka hapësirë të madhe për t'u dhënë drejtësi e cila nuk është dhënë në shkallët e mëparshme, pretendojnë të dënuarit. Fajtor është dikush që dënohet me një vendim të formës së prerë. Si qytetar moralisht jam për ndëshkimin më të rreptë brenda ligjit të çdokujt që qëllon një punonjës policie, por kjo përmes një procesi të drejtë dhe të rregullt.

Kur një Gjykata e Lartë nuk ekziston, kur stoku i dosjeve është i tillë, është absurde të mendohet ushtrimi i këtij ndikimi, edhe sikur të kishte qëllimi im, që nuk ishte qëllimi im.

Sipas procedurave ligjore, ekziston mundësia e përshpjejtimit për çështje të rënda që psikologjikisht e përjetojnë dënimin e përjetshëm. Është një hapësirë ligjore të kërkohet përshpejtimi i çështjes. Është gjëja më e logjike e botës, bën pjesë brenda tagrit ligjor. Përshpejtimin e kam kërkuar, a ka mundësi të ishte çështja e parë. Por nuk kam takuar askënd për asgjë, nuk ushtruar asnjë ndikim. Unë do të kisha qejf që ajo të ishte cështja e parë e Gjykatës së Lartë, ose e dytë, dhe do të përpiqesha nëpërmjet procedurave të përshpjetimit që kjo të ndodhte", tha Çili.


Lajmi kryesor:

Çili: S'kam ndikuar tek asnjë gjyqtar! Apartamentet në Velipojë m'i dhuroi Fishta! Për 1 mln eurot për çështjen 'Aliko' ishim në negociata! (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?