TIRANË- Rastësia i dërgoi në Kuvend, por deputetët e opozitës parlamentare kanë nisur përpjekjet për të ruajtur karrigen edhe për një mandat tjetër. Shumë prej tyre, ndonëse përgjatë muajve në parlament drejtuan gishtin e përgjegjësisë për gjendjen në vend drejt 3 partive kryesore, PS, PD, LSI, gjetën strehë në listat e tyre.
Artur Roshi u shfaq në koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha ndonëse ky i fundit, deputetët e opozitës së re i quajti lodër në duart e Ramës. Edhe në listat e PS përflitet se do të jenë një numër jo i vogël i deputetëve të opozitës parlamentare.
Mbështetje për socialistët, edhe pa i siguruar një vend në lista do të ofrojë edhe opozitari Enver Roshi, i cili u fut në Kuvend nga lista e LSI. Ai thotë se ende nuk ka një ftesë për të garuar nën siglën e selisë rozë, por nuk do ta refuzonte një vend për kandidat në Elbasan.
LSI sipas Roshit, po humbet mbështetjet e mjaft socialistëve pas bashkëpunimit me PD.
"Tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra, ikja jonë mungesa e kontakteve e një vizioni të qartë kanë bërë shumë gjëra, dhe shkëputja në fillim erdhi e vështirë, tani s'kemi kontakte, në pozicionin që kam taNI edhe Gramshi e ka vështirë të më bashkohet. Më mirë mbetem një socialist sesa me LSI. Kanë ndryshuar shukë gjëra dhe s'mund të rikthehem pas. Përse duhen paragjykuar deputetët kur liderët i lëvizin në 24 orë tavolinat dhe pozicionet e tyre. Në kontekstin e vizionit të vetë e vendos dhe e shikon se ku mund të shkojë dhe të pozicionohet", u shpreh Roshi.
Ata që mbetën pa një thirrje nga të mëdhenjtë, u bashkuan. Zef Shtjefni, Selami Jenishehri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi depozituan të mërkurën në KQZ kërkesën e tyre për tu regjistruar si koalicion.
Pavarësisht se në dukje, arritja e një mandati është e pamundur, Gjuzi dhe Shtjefni thonë se do ta vijojnë luftën e tyre.
"Nuk kam patur ftesë nga partitë e tjera, bëmë një koalicion me 4 parti për tu dhënë shqiptarëve dhe alternativa të tjera, po na afrohen dhe parti të tjera dhe shoqëri civile, dhe po përzgjedhim kandidatët në çdo qark", tha Shtjefni.
"Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk do kenë shanse të mbajnë peng vendin, nëse nuk vidhet vota koalicioni ynë është vendimmarrës në parlament", tha Gjuzi.
Të vetëm në rrugën drejt 25 prillit po ecin Myslym Murrizi me Lëvizjen demokratike Shqiptare, dhe Edmon Stojku i Aleanca Demokracia e re, i cili do të garojë në Tiranë dhe pretendon 30% të elektoratit gri.
"Do marr çdo votë për të cilën kam derdhur djersë, për të cilën jam përpjekur. Zona më e nxehtë është Tirana ku kam ruajtur çdo kontakt dhe kam mbështetje, por jemi të fortë edhe në Durrës, Elbasan apo Korçë", tha Stojku
Jeni te nderuar zoterijne te opozites parlamentare, misioni Juaj mbaron me 25 Prill , nuk behet qiameti nese nuk jeni me deputete mbas 25 prillit , jeta vazhdon dhe nese jeni me bindje te forta per te ndryshuar dicka ne te miren e shoqerise se Shqiperise punoni dhe dhe kontriboni ne mes te shoqerise civile ne ato profesione qe keni si dhe te ngreni zerin per cdo padrejtesi qe i behet shoqerise dhe komunitetit keshtu do te jeni me te nderuar dhe me te respektuar nga populli si dhe gjithashtu Ju jeni te vleresuar nga SHBA dhe BE per kontributin qe dhate dhe do te jepni ne keto muaj te fundit te mandatit Tuaj.
PërgjigjuO po kjo pun duan ca te mbaruar te behen deputet me sesben Per mua kush hyn rruges se politikes duhet te jet i paster te tregoj xhapat si fillim dhe kur te dal nga politika ti ritregoj prap xhapat Dhe te tregoj qe ska ber pun te pista brenda e jasht vendit
Përgjigju