Çili: Nuk kam informacion që është proces politik, në SPAK do hetohem në prokurorë me veting

5 Mars 2020, 12:37| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:47

  • Share

1583407713_cili.jpg

Po përse u arrestua Henri Çili sipas versionit të tij? Ai gjithçka e quan cilësi të dobët drejtësie nga gjyqtar e prokuror që nuk kanë kaluar vettingun.

"Unë nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik, dhe nuk mund të them të kundërtën. Është shumë mirë që cështja ka ardhur në SPAK dhe kjo tregon aprofesionalizmin e jashtëzakonshëm të akuzës. Që nga janari cështjet për ndikim të zyrtarëve janë objekt i SPAK. Kjo cështje kishte dhe një moskompetencë lëndore, ky objekt nuk mund të hetohej nga një organ lokal i drejtësisë. Është mjaft mirë që cështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën, do ta provojmë, do ta shohim, kemi më tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe kemi minimalisht prokurorë ose gjykatës të vetuar. Unë jam jashtëzakonisht i bindur për pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta konfirmojë, se e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston", tha Çili.


Lajmi kryesor:

Çili: S'kam ndikuar tek asnjë gjyqtar! Apartamentet në Velipojë m'i dhuroi Fishta! Për 1 mln eurot për çështjen 'Aliko' ishim në negociata! (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?