Gjatë mbrëmjes së djeshme banorët e ‘Ferma Vip’ janë pyetur se çfarë do të bënin nëse do të fitonin çmimin e madh. Ndër përgjigjet e dhëna ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përgjigja e Çiljetës. Ajo është shprehur se nëse do të fitonte çmimin e madh do ta shpenzonte për të birin, si detyrim ndaj tij.
“Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babi i vet... çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmur dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu, kam detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”, ka thënë Çiljeta.