Çiljeta Xhilaga

VIP & Spektakël

Çiljeta uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit e veshur me mbulesën islame

24 Prill 2020, 13:59| Përditesimi: 24 Prill 2020, 14:05

  • Share

Sot ka nisur agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë kudo në botë.

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një urim të veçantë me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një fotoje të postuar në profilin e saj, këngëtarja shqiptare është shfaqur me mbulesën islame, gati për të falur namazin, një nga ritet e fesë islame.

Ajo gjithashtu u ka uruar të gjithë besimtarëve një muaj sa më të lehtë.

 “Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë, mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve, Allahu na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirësi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan Çiljeta.

Postimi i këngëtares

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?