TIRANË- Drejtori i portalit, Syri.Net, Çim Peka ka shkarkuar të gjithë përgjegjësinë e lajmit të rremë, që shfrytëzoi situatën e tërmeteve për disa klikime duke përhapur panik te qytetarët, gazetarit Aurel Rakipllari. Në reagimin e tij, mes shumë akuzave për kryeministrin Edi Rama, Peka shkruan se ai lajm u publikua në kushtet e presionit individual, teksa e gjithë një lajm të tillë të rremë, si një gabim profesional, pa marrë parasysh se pasojat e këtij gabimi ishin të paimagjinueshme.
“Lajmi ngrinte alarmin, se lëkundjet edhe më të mëdha se ato të orës 16.05 minuta të të shtunës, do të përsëriteshin brenda mesnatës. Mes mediave dhe gazetarëve të tjerë edhe ai i Syri.net, Aurel Rakipllari, në kushtet e presionit individual duke ju referuar një botimi të përhapur në mënyrë epidemike në rrjet, publikoi një lajm me një titull emocional, por në thelb me qëllim shërbimi ndaj qytetarëve në kushte emergjence, të cilin Edi Rama nuk e la të binte në tokë.”-thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga Peka.
Postimi i në portalin Syri.Net
Ditën e djeshme u shoqërua në polici gazetari Aurel Rakipllari, e ndërsa sot janë marrë në pyetje kryeredaktori i i portalit Syri.net Artan Cena së bashku me Ermal Rizain dhe Gelsi Bakollarin. Përpos gazetarëve të portalit mbrëmë u shoqërua edhe gazetarja e 'Shekullit' Daniela Grica. Dy gazetarët, Rakipllari dhe Grica përhapën lajmin e rremë se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm, duke nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë.
Komente

O Cim Peka. O plere. Legen djal. Qe shfrytezon vajzat e tv tend duke i detyruar te japin trupin per ti mbajtur ne pune e per ti ngritur ne detyre. Do te vij dita dhe ty shume shpejt... ruhu se do e marresh dhe ti ate qe meriton
PërgjigjuO qen i zgjebosur çfar mendon se je ti mor krimb plehu ? ? ? Ti je një jashqitje e kombit.
Përgjigju