Julia Ilirjani

Politikë

Çim Peka shpall si kandidaten më të mirë të PD-së aktoren e Big Brother që mori 394 vota

20 Maj, 19:15| Përditesimi: 20 Maj, 19:18

  • Share

Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike, pas zgjedhjeve të 11 majit: Dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga drejtimi i partisë, dhe nga ana tjetër, suksesi i Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët papritur janë bërë shpresa dhe fytyra fituese e PD-së.

Ndaj dhe kanë nisur sulmet, për të zbehur suksesin e tyre. Fillimisht e filloi Adriana Kalaja, e cila është kamikaze në dispozicion e Berishës.

Më pas e ka vazhduar Çim Peka, gazetari besnik i familjes Berisha. Ai ka shpallur si kandidaten më të mirë të PD-së, aktoren e Big Brother, Julia Ilirjani, e cila ka marrë vetëm 394 vota. Në diasporë vetëm 29, edhe pse ka jetuar prej vitesh në SHBA.

“Nuk e kam pas asnjehere ne studio, e kam pare vetem ne rrjete dhe ekrane. Por, surpriza e ketyre zgjedhjeve per mua eshte kjo zonje. Asnje perkrahje, e vetme, e bindur qe nuk kishte shance, hyri ne nje gare krejt te pabarabarte vetem per te bere publike bindjet e saj.

Asnje fjale zemerimi pas zgjedhjeve, asnje ankese, asnje pendese, thjesht bio. Nuk kam pare grua me te dinjitetshme ne keto zgjedhje dhe post/zgjedhje ne qendrime se sa kjo zonje! Julia Ilirjani, cfare klasi”, shkruan Peka, duke e shoqëruar me këtë foto statusin e tij, që vetëm klas nuk reflekton.

Por qëllimi është tjetërkund. Duan të zbehin patjetër suksesin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Mundësisht, edhe me budallallëqe. Mjaftojnë të bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?