Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Genar Topalli teksa ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri.
Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shnndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.
Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës - një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”, shkruan Genari.
Në fund ai nënvizon se është njeri me fat që ka gjetur Cindyn, teksa nuk harron të falënderoj të gjithë miqtë e familjarët që festuan për dashurinë e tyre.
“Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë - sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.
Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.
Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, përfundon ai.
Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Dasma e tyre duket të ketë qenë eventi më i rëndësishëm kulturor këtë fundjavë. Po t’i shtosh dhe çmimin e kripur të dasmës zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në disa qindra mijë euro, nuk kishin si të mungonin dhe personazhet e njohur të politikës dhe jo vetëm.
Në pamjet e publikuara nga nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër (më shumë si zëdhënësja e Baba Mondit se e Sali Berishës), ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma. Ndërkaq bie në sy dhe prania e këngëtares Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, balerinës Enada Hoxha, gazetarit të kronikës rozë Eraldo Rexho dhe drejtorit të programacionit në TV Klan Albert Dumani.
Një dasmë për t’u mbajtur mend sigurisht. Me luksin e çdo detaji në një kështjellë ku vetëm nëse do bëje një xhiro bosh nëpër korridore kushton 100 mijë euro. Dhe po të përfshish shpenzimet për të ftuarit, ushqimin, muzikën dhe spektaklin argëtues për dasmorët, shifra mund të shkojë shumë herë më lart. Epo, siç thonë në këto raste: njeriu martohet veç një herë.
Dhe kur bëhet fjalë për djalin e ish numrit dy të PD-së, shpenzimet duken jo fort të rëndësishme. Me dallimin e vogël që duke nisur nga nesër, Jozefina Topalli do të jetë në parlament duke u përballur me regjimin e “Ramaduros” siç u pëlqen demokratëve ta quajnë qeverinë Rama.
Komente

ju ka skaduar koha qe benit si vipa nuk po intereson askujt kush jeni e ca beni
PërgjigjuUrime !
PërgjigjuA e ke me tan men,kësaj here, se mirë ne por po ren ePapën.Kujdes se ZOTI nuk marton 2 her.
PërgjigjuUrime! Te lutem mos na kerkoni te hedhim ndonje lek per rastin, pasi na i ka marre mami Jozi me kohe
PërgjigjuTe rrofte Mami ty pa lere Papen mos na bej shume pordhe
Përgjigju