Armando Sulejmani, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë ka qendruar vetëm pak ditë në qelitë e paraburgimit. I arrestuar në shkurt në Durrës pasi po lëvizte me një makinë me targa të vjedhura mësohet se u lirua më 8 mars 2024. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës e cila caktoi si masë sigurimi për personin nen hetim atë të "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale dhe urdhëroi lirimin e tij
Gjykata e Apelit e Juridiskionit të Përgjithshëm përmes një njoftimi për median sqaron të gjithë rrugën gjyqësore të cilën përshkoi Armando Sulejmani, i njohur dhe me nofkën Çipuri,nga momenti i arrestimit, mbyllja në paraburgim nga gjykata e Durrësit, më pas kalimi për kompetencë i dosjes gjykatës së Tiranës. Ka qenë kjo e fundit e cila më 8 mars urdhëroi lirimin e tij me masën 'detyrim me paraqitje" dhe më pas në Apel, edhe pse prokuroria e Tiranës dorëzoi ankimimin, prokurori i Apelit Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.
Nga arrestimi tek lirimi nga paraburgimi
Rreth orës 20:30 të 21 shkurtit 2024 30 gjatë patrullimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në lagjen Nr.15, Durrës në afërsi të universitetit është vëne re i ndaluar një automjet tip “ Mercedes- Benz” me targa AB.... Nga ana e shërbimit është bërë verifikimi i kësaj targe nga salla operative dhe ka rezultuar se kjo targë i përkiste një automjeti tip “Land Rover” e cila ishte denoncuar e vjedhur. Drejtuesi i mjetit ka qenë Armando Sulejmani.
Më 24 shkurt 2024 Gjykat e Durrësit me vendimin nr 125 vendosi të shpallë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Çipurit për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe caktoi masën e sigurimit personal arest me burg me afat 2 mujor duke filluar nga data 24.02.2024.
Më pas prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën dhe aktet e hetimit paraprak ia dërgoi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgoi dosjen gjyqësore në Gjykatën e Tianës.
Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim, personi nën hetim i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit.
Në përfundim të gjykimit, më datë 19.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi mospranimin e ankimimit.
Në vijim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykatë kompetente, zhvilloi gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal.
Më 8 mars 2024 Gjykata e Tiranës caktoi si masë sigurimi për personin nen hetim atë të "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale dhe urdhëroi lirimin e tij
Prokuroia e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në ‘arrest me burg’
Por prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.
Në përfundim të gjykimit, më datë 03.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:
- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga prokurori kundër vendimit Nr.612 Akti, datë 08.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë
Lajmi ne perditesim...
Capurin dje e pash ne bibloteken e qytetit.Bast qe eshte bere djal per se mbari.E ka bere intelektual burgu
PërgjigjuDihet qe ne serzon plazhi do shperthej lufta e Cipurit,Llanajve, Babicjoteve dhe Viktorit te Faqedjegurit. Sa per gjyqtaret dihet qe jane te korruptuar. Keta zoterinjte kete pune kane dhe gjyqtaret e dine shume mire. Si eshte ajo shprehja? Shqiperi moj te kam d*jere si s'u bere ti njehere
PërgjigjuOre do vrihet ndpnje aty ne vlora apo prisni nga kovid semundje te keqe pleqeri se na lodhet na moret surratin mbuerremi me vlonjat vmonjatet hic na vjen turp te themi vl tani themi jemi nga tepelena
PërgjigjuPo ca vlonjati jeti? Meso te shkruash shqip njeher. Se niperit e ismail bej vlores te thajn me pene perte shkruajtur. Mosna turpero the tepelenen.