Cirku italian në Berat

Sociale

Cirku italian në Berat, akrobatët dhurojnë spektakël për fëmijët, regjisori: Qyteti është shumë i bukur, po ndihemi shumë mirë

6 Korrik, 15:49| Përditesimi: 6 Korrik, 16:03

  • Share

Prej disa ditësh qyteti i Beratit është ndriçuar nga dritat magjike të Cirkut italian "Marina Ofrei". I pozicionuar në fushën e lumit Osum, ky cirk me animatore dhe akrobatë italianë ka dhuruar prej disa netësh të qeshura, emocione dhe spektakël për familjet beratase.

Aktorët nga shteti fqinj ka performuar çdo natë në skenën e cirkut, ku për rreth 1-orë e 30 minuta, spektatorët kanë parë numrat ajrorë dhe akrobaci të ndryshme, kanë parë tigrat të ngjiten në skenë, ndërkohë që fëmijët janë argëtuar pa fund me dy kllounët "Banana e Briciola".

Regjizori i cirkut Ricardo Zafatta ka pohuar në fund të shfaqjes se ata e kanë zgjedhur Beratin për të dhënë shfaqjen e tyre pasi është një qytet shumë i bukur, me një shtrirje të gjerë dhe se duke qenë një qytet turistik për ta ishte zgjedhja më optimale për të ardhur këtu.

"Publiku është shumë i ngrohtë, qyteti është shumë i bukur, po ndihemi shumë mirë. Spektakli është i kompletuar me kafshë, ekuilibristë, akrobatë dhe kllounët veçanërisht për fëmijët’ ,ka thënë regjizori Ricardo Zafatta.

Dy kllounët "Banana e Briciola", Roberto Riva dhe Alex Spada janë shprehur se publiku beratas ka qenë mjaft i ngrohtë e sidomos fëmijët që janë argëtuar pa masë me ta.

"Publiku është kënaqur shumë me shfaqjen tonë të cirkut, fëmijët janë argëtuar mjaft me ne. Ne japin shfaqjet tonë në çdo vend të Europës e në mbarë botën dhe kemi dëshirë të shëtisim edhe në të gjithë Shqipërinë", kanë thënë ata.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?