Sociale

Cirku Kombëtar në Pogradec, profesionistë dhe artistë të vegjël performojnë bashkë në një skenë

6 Korrik, 17:49| Përditesimi: 6 Korrik, 18:18

  • Share

Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit, duke sjellë një shfaqje të gjallëruar në sheshin “Odeon”, ku ritmi, ngjyrat dhe energjia e interpretuesve u pritën me entuziazëm nga publiku.

Numrat e ekuilibrit, elasticitetit dhe xhonglimit dominuan mbrëmjen, duke argëtuar veçanërisht fëmijët,

Performanca në Pogradec u realizua nga dy grupe fëmijët dhe profesionistët. Mes tyre spikati Livia Duka, një prej anëtareve më të vogla të trupës, e cila e sheh të ardhmen e saj pikërisht në botën e cirkut.

Një tjetër moment emocionues erdhi nga Brunilda Demollari, një ndër trajneret e të rinjve të trupës, e cila interpretoi për publikun pogradecar, duke sjellë mbi skenë energji dhe pasion.

Cirku Kombëtar do të vijojë turin e tij artistik në qytete të tjera të Shqipërisë, duke sjellë argëtim dhe art për të gjithë si për vendasit, ashtu edhe për pushuesit që zgjedhin të kalojnë verën në qytetet tona.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?