Kronikë

Në kërkim për vjedhje e shkatërrim prone, dy të arrestuar në Tiranë

6 Qershor, 13:18| Përditesimi: 6 Qershor, 13:39

  • Share

TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Një 22-vjeçar ra në pranga pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’’.

Ndërsa 54-vjeçarit që ra në pranga, Gjykata e Fierit i kishte caktuar masën “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën 2 shtetas në kërkim, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë bën të mundur kapjen e 2 shtetasve në kërkim, konkretisht: 

-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën e ndaluan shtetasin K. S., 22 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’’;

-Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi shtetasin F. H., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e  sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?