Skandali me mjekët tek Onkologjiku vijon të diskutohet ende, teksa në dritë dalin fakte të reja për aktivitetin e tyre, në dëm të pacientëve duke luajtur me ata që vuajnë nga sëmundje tumorale.
Në ‘Përballje’ Report Tv, u sollën detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Gazetarja Xhoana Çallaku tha për Rovena Nezirin se edhe sot tek dyert e Onkologjikut kishte pacientë të pakënaqur që dilnin nga dyert e Onkologjikut, teksa vijonë mungesat e medikamenteve.
'Ato që pacientët shprehin për Report Tv është mungesa e herëpashershme e medikamenteve në spital. Sot ndërsa shikonim situatën, ishte një paciente që doli e shqetësuar nga onkologjiku dhe tha që sot kishte mësuar se gjendja e saj shëndetësore ishte me tumor të gjirit dhe mjekët i thanë mungon një medikament, që duhet marrë në fazat para të diagnostikimit. Duhet të marrë një medikament tjetër dhe i trembej nëse ka të njëjta efekte apo jo.
I thonin pacientëve që për marrjen e shërbimit duhet të prisni në listë pritje, i drejtoni të shkonin në klinika private. Edhe ditën e sotme kishte shqetësim tek pacientët. Pacientë përballë derës së onkologjikut kam vënë re që pacientët gjithçka është në rregull por ka mungesë të pajisjeve dhe medikamenteve që sigurohen nga ministria', thotë gazetarja.
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg thekson se ky rast nuk mund të përgjithësohet për të gjithë bluzat e bardha. Nga ana tjetër ajo përgëzon shtetin shqiptar që po gjurmon këtë rast.
'Një tronditje kur shikon se çfarë ndodh prapa perdeve që duhet të ketë imazhi i mjekut. Kur shohim gjithë këto komunikime, është patjetër e trishtë, por e shoh të drejtë që shteti shqiptar i ndjek këto raste.
Vetë bluzat e bardha duhet të mbajnë përgjegjësi për detyrën e tyre. Vetë skuadra e personaliteti duhet të punojë me njëri-tjetrin jo si të bëjnë pazare, që puna të shkoj mbarë, duke mos abuzuar në kurriz të pacientit. Duhet ndershmëri dhe transparencë e madhe që ato pak resorse të përdoren sipas nevojës. Në raste të tilla na tronditet besimi tek mjekët shqiptarë.
Nuk mund të themi që i gjithë sistemi është i sëmurë, por duhen dënuar këto persona. Duhet të përgëzojmë sistemin e shtetit shqiptar që po tregohet i rreptë dhe po dënon këto raste. Në momentin që bëjmë pazare me shëndetin e pacientit, shohim si jeta e tyre po shndërrohet në një plaçkë shit blerje. Mjekë pa etikë e kanë lejuar të bjerë në një nivel të tillë. E përgëzoj edhe faktin që ky rast por bëhet publik për të gjitha ato raste që janë të pa zbuluara', theksoi Dollenberg.
Ndërkohë mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në studio nënvizon se ky fenomen ka dhe shumë pjesëtarë të tjerë që priten të dalin në dritë. Sipas tij nuk munden që ata mjek tja hedhin gjithë shtetit dhe raportet e KLSH e kanë treguar problematikën ntek Onkologjiku edhe më parë.
'E shoh si një fenomen diçka që ka ndodhur kur ti lë një ambjent në këtë lloj mënyre. Ne s’kemi një sistem kontrollues. Kishim program për kontrollin e kancerit dhe nuk kemi asnjë rezultat. Ne kishim të dhëna nga KLSH nga viti i kaluar. Dimë që barna nuk kishte. Ne i krijojmë llojet e mjegullave në onkologjikut, dhe pastaj brenda kësaj mjegulle krijohen disa lloje fenomenesh, kjo dramë nuk ka vetëm këta aktor, por shumë më tepër, ka dhe regjisor, skenaristë, ka dhe spektatorë. Kjo KLSH jep dhe rekomandime, pse nuk bëhen këto gjëra. Kjo më duket si një lloj hiri i hedhur syve, por është vetëm një episod i fushës së stërmadhe të patologjisë onkologjike. Ne kemi shpenzime në shëndetësi 2.78% në GDP. Të gjithë i dimë, ne habitemi kur shohim rastin e përveçëm. Ore po sistemi i monitoron, i kontrollon. Ku shkoi ky pacient prapa. Ku qëndron gjithë ai që quajmë shtet? A mundet një individ t’ja hedh një shteti', shprehet Alimehmeti.
ku tju dhemi me teper o kokrrat e fshatarve jeni bo mjek pa shkoll me diplloma fallxo sali berisha strumullar qen bir qeni
Përgjigju