Politikë

Ç'ka mbetur pas/ Stadiumi i 'etheve' të kandidatëve! 'Feti Borova' i kthehet sportistëve, përfundon ndeshja politike

20 Maj, 17:14| Përditesimi: 20 Maj, 21:39

  • Share

Që nga ditët e para të prillit, Parku Olimpik përballoi prozhektorët kryesorë të mediave, pasi për herë të parë, aty u zhvillua një ndeshje politike dhe jo sportive.

Te parku Olimpik, KQZ mbushi zarfet me fletë votimi që ia dërgoi diasporës përmes postës në 85 shtete të botës.

E po në këtë sallë, erdhën fletët e para të votimit nga jashtë, ku Shqipëria për herë të parë pati votuesit e hershëm, ende pa ardhur 11 maji i ditës së zgjedhjeve.

Në këto shkallë stadiumi, shumë politikanë përjetuan ethe për fatin e tyre dhe mbajtën shënim çdo votë që shfaqej në ekran gjatë nëmërimit.

Për disa prej tyre, rezultati nuk ishte ai që prisnin, ndaj lanë në stadium edhe fletorët ku mbajtën shënim rezultatet e kutive.

Tashmë që beteja mbaroi, KQZ po bëhet gati t’i lirojë sallën sportistëve të vërtetë.

Kutitë me fletë votimi, njëjtë si ato brenda vendit, do të ruhen në një prej magazinave të KQZ-së.

G.M./H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?