Ervin dhe Enri Hardolli

‘Clan del Golfo’-s iu sekuestrua 4.3 ton kokainë, disa prej të prangosurve fillojnë ‘të pendohen’! Mes të arrestuarve edhe djemtë e ish-kryekomunarit të PD (Emrat)

16 Qershor 2022, 18:18| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 19:05

  • Share

Një mega-operacion i zhvilluar në fillim të këtij muaji nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes goditi ‘Clan del Golfo’, grupit kriminal që i janë sekuestruar 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro para të gatshme, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë. Kjo ishte kapja më e madhe e kokainës e kryer ndonjëherë në Itali.  Mediat italiane kanë bërë së fundmi të ditura të tjera detaj dhe kanë zbuluar emrat e të arrestuarve. Më 7 qershor u lëshuan 38 urdhër arreste, mes tyre janë edhe 2 shqiptarë, Enri dhe Ervin Hardolli, që rezultojnë të jenë vëllezër, djemtë e ish-kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër Gëzim Hardolli, i zgjedhur si përfaqësues i Partisë Demokratike.  Shumë prej të arrestuarve gjatë këtij super hetimi kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve zhvillime të shkëlqyera për pista të reja hetimore. Këtë e ka thënë me telefon nga TriestePrima, kryeprokurori i kryeqytetit rajonal, Antonio De Nicolo.

Emrat e të arrestuarve

Nga bosi kolumbian e deri tek serbi Miljenovic Milan, masat paraprake janë marrë për disa të dyshuar disa të dyshuar. 24 emrat e parë të hetimit janë: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renaqto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavia), Enri dhe Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, Krasovecët dhe Matjaz Razek dhe Dorde Kotlaja (Mali i Zi).

Roli i serbëve

Ndër emrat e të arrestuarve qëndron edhe ai i tridhjetë e tre vjeçarit me origjinë serbe Sasha Vuçkoviç. I arrestuar në Zagreb, i janë konfiskuar telefonat, një laptop dhe një makinë Skoda, edhe pse ai është i njohur për publikun në Ballkan për rrëmbimin e djalit të një biznesmeni të njohur në vitin 2010 në Beograd. Pas rrëmbimit të tij pranë sallës së sportit, komandoja e shtatë personave përgjegjës për rrëmbimin kërkoi një shpërblim prej 150,000 €. I riu kishte rënë në kurthin e organizuar nga Vuçkoviç së bashku me të dashurën e tij, e cila e kishte futur në kurth viktimën duke e joshur. Dy bashkëpunëtorët e serbit ishin maskuar si policë dhe kishin rrëmbyer të riun që kishte qenë i burgosur në një bodrum.

Hetimet

Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare. Për 4300 kilogramët kokainë të sekuestruara janë paguar për 96 milionë euro nga grupet kriminale dhe janë rishitur në tregun italian për të paktën 240 milionë euro. Mega-operacioni i ka dhënë një goditje organizatës së fuqishme kriminale të "Klanit del Golfo" , më i rëndësishmi në mesin e narkotikëve kolumbianë. Sekuestrimi i drogës u realizua në një vit hetime, nga 19 dërgesa kokaine të kontrolluara që nga maji i vitit 2021 deri në majin e vitit 2022. Clan del Golfo është i lidhur edhe me Shqipërinë pasi është kapur duke shpërndarë kokainë për trafikantët shqiptarë. Një nga rastet që u zbulua lidhja me shqiptarët ishte kur u kap kontejneri me banane i Arbër Çekajt, ku ishin të fshehur 613 kg kokainë. Kjo sasi kokaine, e vlerësuar në tregun kolumbian 37 milionë dollarë, ndërsa në atë evropian 180 milionë dollarë, i përkiste grupit të armatosur “Clan del Golfo” që furnizoi trafikantin shqiptar.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vito shkoder: 17/06/2022 23:46

    ???????????? lene doshin ne pun tvet mas flitni .na i thojm nji shprehje .ma mir doli ai si nuk foli

    Përgjigju
  • Joni: 16/06/2022 19:28

    Po pra. Germoni cik me tej semos u del Doshi gjekund. Apo e keni detyren deri tek "ish komunarit te PD"? Mire se e eklipson asetin Kajmaku, fukara me 40 kile.

    Përgjigju
    • Nena: 17/06/2022 07:27

      Te lumte Joni, i ke rene pikes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?