Shakira, Clara Chia Marti dhe Pique

Clara Chia Marti, e dashura e Pique është shtruar në spital pas 'sulmit' nga Shakira

31 Janar 2023, 15:53| Përditesimi: 31 Janar 2023, 15:56

  • Share

Nuk ka paqe për Gerard Piquè: Clara Chia Marti, e dashura e tij e re, u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi të rëndë ankthi. Gjendja aktuale e saj, sipas mediave të huaja nuk është përmirësur ende pas sulmit të ankthit dhe thuhet se ajo ndodhet në shtëpinë e prindërve të saj. Modelja 22-vjeçare u përfol për një shtatzëni të mundshme pasi u fotografua në një farmaci, por më pas ajo u shtrua në një klinikë në Barcelonë për gjendjen e ankthit që po ndjente.

Sipas mediave të huaja, kjo ka ndodhur pas publikimi të këngës së Shakirës dedikuar Pique-s, ku përmendet dhe emri i saj. Pas këngës së Shakirës, ​​22-vjeçarja nuk mundi të përballonte gjithë presion mediatike, nuk mund të dilte nga shtëpia për shkak të gazetarëve dhe fansave që e rrethonin.  Gerard Piqué postoi një foto me të në rrjetet sociale për herë të parë, por pas saj, modelja dhe influencuesja nuk po kalon momentet e saj më të mira, duke u përpjekur të mësohet me famë e vazhdueshme dhe situatat presionuese.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?