Claudia Sheinbaum, 'doktoresha', gruaja e parë presidente në Meksikë

3 Qershor, 10:18| Përditesimi: 3 Qershor, 14:40

  • Share

MEKSIKE-  Claudia Sheinbaum zgjidhet presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike. Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiaku 61-vjeçar i qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Rezultati i siguron asaj fitore bindëse kundrejt rivales biznesmenen Xóchitl Gálvez, tha autoriteti zgjedhor.

Zonja Sheinbaum zëvendëson mentorin e saj, Presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum, 61 vjeçe, ishte kryetare e Meksiko Sitit, që është një nga postet më me ndikim politik në këtë vend.

Sheinbaum ka premtuar të vazhdojë të gjitha politikat e zotit López Obrador, duke përfshirë një pension për të moshuarit dhe një plan në të cilin parashikohet pagesa për të rinjtë praktikantë.

Presidenti i Morenës, Mario Delgado, i quajti zgjedhjet një “moment ndricues në historinë e vendit tonë”.

Mbështetësit mbushën sheshin kryesor të Zócalo, të qytetit të Meksikos, me pankarta ku shkruhej "Claudia Sheinbaum, presidente" për të festuar fitoren e saj.

Bashkëpunëtorët e Claudia Sheinbaume quajnë "doktoresha", një pseudonim që përmbledh atë që pritet të jetë stili i saj drejtues: bazuar në vëzhgim shkencor, me vendime të qarta që rrjedhin nga analiza e të dhënave, të ndryshme nga impulsiviteti që karakterizonte drejtimin e fundit.

Zgjedhjet, në të cilat u përballën zonjën Sheinbaum kundër zonjës Gálvez, u përshkruan si një ndryshim rrënjësor për gratë në Meksikë.

Gati 100 milionë votues ishin regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje që do të zëvendësonin presidentin në largim, Andrés Manuel López Obrador. Votuesit zgjedhin gjithashtu guvernatorët në nëntë nga 32 shtetet e vendit, si dhe kandidatët për të dyja dhomat e Kongresit, mijëra kryetarë bashkie dhe drejtues të tjerë lokalë, në procesin më të madh zgjedhor në vend, të shënuar nga dhuna.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?