Bill Clinton mund të konsiderohet pa mëdyshje si një prej miqve më të mëdhenj të shqiptarëve në histori. Këtë të hënë ai prek për herë të parë në Tiranë, më parë ka vizituar edhe Kosovën, për të marrë edhe një herë vlerësimin dhe mirënjohjen më të thellë të një kombi të tërë.
24 vite më parë, përmes një fjalimi historik, njeriu më i fuqishëm i botës në atë kohë, Bill Clinton njoftonte se për herë të parë bota do të futej në luftë për të mbrojtur shqiptarët.
“Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë”- tha Clinton.
24 marsin e vitit 1999, me një adresim kombit të tij, Clinton i tha amerikanëve se ata po futeshin në luftë kundër Millosheviçit për t’i dhënë fund barbarive serbe.
“Ne po veprojmë për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë. Nëse Millosheviçi nuk do paqe, do t’ia pamundësojmë të bëjë luftë. Ne po i marrim këto veprime për të asgjësuar një fuçi baruti në zemër të Evropës, e cila më parë ka shpërthyer dy herë gjatë këtij shekulli, me pasoja katastrofike. Ne duam të shpëtojmë jetë të pafajshme, sepse fëmijët tanë meritojnë një Evropë të lirë”- vijoi ai.
Me fjalë të thjeshta, Clinton u shpjegoi miliona amerikanëve se çfarë përfaqësonte Kosova dhe çfarë duhej bërë për shqiptarët atje.
“Në këto çaste, vendosmëria jonë është e vetmja shpresë për njerëzit e Kosovës, që ata të mund të jetojnë në vendin e tyre pa pasur frikë për jetën e tyre”. – tha ai.
Pas çlirimit të shqiptarëve Bill Clinton e vizitoi Kosovën dy herë, në nëntor 1999 në vetëm pak muaj liri dhe 20 vite më vonë në vitin 2019, kur mori të gjithë mirënjohjen e merituar.
Teksa merrte “Urdhrin e Lirisë” nga Presidenti Thaçi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Clinton e kishte një mesazh:
“Në një mjedis të paqartë politik në Amerikë, Kosova duket të jetë e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët. Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do t’ju qëndronte pranë. Ne fituam luftën, koha që ju të fitoni paqen”- tha ai.
Kurti po e humbet Kosoven ne Paqe...
PërgjigjuKY ESHTE BURRE SHTETI ..JO LLAFE KOT DERR-DERR
Përgjigju