Politikë

Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian

27 Nëntor 2024, 15:59| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 16:12

  • Share

Në prag të 80-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarë të veteranëve dhe nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, mbollën 80 pemë të reja në Varrezat e Dëshmorëve.

Kryebashkiaku  tha se Shqipëria është e qartë në aspiratat e saj europiane.

“Jemi shumë të qartë ku po shkojmë sepse kemi qenë të qartë edhe para 80 vitesh. Kemi qenë të qartë edhe para 112 vitesh, kur u shpall Pavarësia, se aspirata e Shqipërisë ishte futja në familjen europiane të kombeve.

Bashkia e Tiranës ka nisur fushatën e përvitshme të mbjelljes së pemëve që synon krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra për një qytet më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

“Më vjen mirë që sot bashkuam dy breza dhe filluam masivisht fushatën e mbjelljeve”

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit Bashkia e Tiranës do të sjellë disa aktivitete social kulturore.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhemal: 27/11/2024 18:10

    Mos harroni te mbillni plepa ,farà eshte ne drejtesine e re euro amerikane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?