Politikë

‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës, Rama: As 10 minuta s’iu deshën gjyqtarit Balliu për vendimin, kur materialet duan më tepër se 9 minuta që të lexohen!

20 Gusht, 18:34| Përditesimi: 20 Gusht, 21:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri sot për çështjen e lirimit nga konfiskimi të një pallati të konfiskuar, që do shërbente për zyrat e reja të Kadastrës në Tiranë.

Ai shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur më pak se 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse, që i ishte konfiskuar objekti.

Madje duke bërë analizë logjike, kryeministri shpjegon se ndërkohë materialet që iu vunë në dispozicion për shqyrtim magjistratit, kërkonin më shumë se 9 minuta kohë nga ajo që ka zgjatur seanca, edhe sipas regjistrimit zyrtar në sistemin e Gjykatës.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti, nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shkruan kreu i qeverisë në një reagim të dit në rrjetin social Facebook, ditën e sotme.

Ai e shoqëron postimin edhe me një foto të regjistrimit të të dhënave të seancës, ku bie në sy nisja e saj më 31 korrik 2025, në orën 14:30 dhe mbyllet në 14:39, e sigluar në kompjuterin e institucionit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk do të vendoset në godinën e një pallati të konfiskuar nga qeveria, pasi gjyqtari e quajti këtë zhvendosje jo të domosdoshme, sipas Ramës. Arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu është publikuar nga kryeministri ditën e djeshme, teksa bëri thirrje që qeveria e gjyqësorit të zgjohet.

Edhe më herët Rama e kishte kritikuar vendimin e tij, duke e cilësuar edhe si "gjyqtar të pacipë", teksa vë në dukje se muret dhe tavanet e Kadastrës së vjetër po rrëzohen dhe punonjësit mbahen peng të këtij vendimi, pasi nuk mund të transferohen dot.

Më 18 qershor Komisioni i Objekteve të Konfiskuara kishte vendosur kalimin në këtë objekt të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, godina e cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, por gjyqtari Balliu e ka anuluar këtë vendim duke vendosur sigurim padie me kërkesë të pronarit, objekt për të cilin ndërtuesi dhe shteti janë akoma në beteja gjyqësore.

Ky pallat u vë në qendër të vëmendjes së debatit politik në vend edhe në momentin kur u sekuestrua në vitin 2022, pasi aty kishte biznesin deputeti i atëhershëm i PD, sot kryetar i “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi për sulm politik, ndërsa institucionet thanë se pallati ishte një godinë me plot 560 m2 pa leje. Pronarë të pallatit janë dy vëllezërit biznesmenë Thanas dhe Robert Biqiku, të cilët administrojnë edhe kompaninë 'RT Max'.

Kohëzgjatja e vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të vetë Gjykatës

    A.Q/I.M/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Moni: 21/08/2025 10:22

      Merni shembull Europen jo indin o zingar me karrike ne parlament

      Përgjigju
    • Leksi: 21/08/2025 10:19

      Lironi rruget e tratuaret e leni ndonje gjelbrim neper qytete se jeni me keq qe llumi indis

      Përgjigju
    • James Baldwin: 21/08/2025 09:48

      I can't believe what you say, because I see what you do.

      Përgjigju
    • emigranti: 21/08/2025 04:08

      rezultati i "drejtesise se re" qe solle ti Edvin? apo e ka fajin Saliu per kete ...

      Përgjigju
    • Kur dhemb shume: 20/08/2025 23:52

      qenkan njelloj! kot qahesh!! aq sa ju desh Gjokes per Berishen kur kish 900 faqe dhe ju dha avokateve 15 min kohe. same story

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?