Luka Modriç në plazh

“Çmendet” Interi, ëndërron të afrojë Luka Modriç

1 Gusht 2018, 10:40| Përditesimi: 1 Gusht 2018, 10:41

  • Share

Ëndërron të bëjë edhe një goditje të madhe që quhet Luka Modric. Kapiteni i Kroacisë nënkampione Bote është një synim i zikaltërve që tashmë e kanë një akord me Bayernin për rikthimin e Arturo Vidal në Itali këtë herë me ngjyrat zikaltër.

Por drejtuesit e Interit të rikthyer në Champions përpara se të mbyllin përfundimisht çështjen e mesfushorit të Bayernit duan të tentojnë edhe një goditje të pabesueshme në merkato. Kontaktet me agjentët e Modric kanë nisur dhe mesfushori nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Real Madrid për të ndryshuar ambient.

Megjithatë rruga për të arritur deri tek Modric është shumë e vështirë. Kroati mbush 33 vjeç më 9 shtator dhe ka një kontratë me madrilenët deri në vitin 2020.

Florentino Perez pasi humbi Ronaldon nuk pritet të lërë të lirë një tjetër yll por në çdo rast drejtuesit e Interit po lëvizin duke parë edhe dëshirën e lojtarit të cilit i pëlqen një kalim në Milano ku ndër të tjera do i bashkohej kolonisë kroate tek zikaltërit të përbërë tashmë nga Brozovic, Perisic dhe blerja e fundit Vrsaljko.

Nga ana tjetër edhe pushimet që Luka Modric po i kalon në Itali pas suksesit në Botëror duket sikur janë një indicie.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?