Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente apokaliptike, me stuhi shiu, breshëri dhe deri në përmbytje.
Një stuhi e pabesueshme breshëri goditi edhe plazhin Bellaria në Rimini të Italisë.
Sipas pamjeve filmike të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ishte breshër me madhësinë e një topi ping-pongu, që binin në ujin e detit dhe linin gjurmë të mëdha, në një ‘spektakël’ të frikshëm.
Breshëri i dendur goditi zonën e Riminit pasditen e së shtunës, veçanërisht në Bellaria-Igea Marina, në plazh dhe në det. Efekti vizual ishte i ngjashëm me qindra topa ping-pongu të hedhura në det.
Komente
