‘Çmendet’ tregu i karburanteve! 1/l naftë 240 lekë, në 15 min ndryshoi me 32 lekë! Qytetarët: Erdhi koha e biçikletave! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban

5 Mars 2022, 14:31| Përditesimi: 5 Mars 2022, 19:12

  • Share

Vendi ynë po përballet me një rritje të shfrenuar të çmimit të karburanteve. Ditë pas dite çmimet po pësojnë ndryshime. Këtë të shtunë shoferët në pikat e karburanteve janë përballur me çmime më të larta , ku vetëm një litër naftë tregtohet me 230- 240 lekë për litër.

Më datë 28 shkurt nafta kushtonte 190 lekë për litër 5 ditë më pas, sot një litër naftë në Tiranë kushton 230 lekë, 40 më shumë

Gazetari Ermal Qori zbuloi se në 15 minuta, çmimi i një litër nafte ndryshoi nga 198 lekë në 230 lekë, 32 lekë më shumë.

Gazetari: Deri para 15 minutash sa ishte nafta?

Shitësi:190 lekë.

Gazetari: Po tani sa vajti?

Shitësi: 230 lekë.

Shfrenimi i çmimeve të karburanteve i ka alarmuar qytetarët që jo vetëm nuk dinë shkakun nga vjen ky shtrenjtim, por thonë se kemi të bëjmë me një abuzim nga tregtarët.

“Është fatkeqësi e madhe për ne shqiptarët. Tani vetëm kur të marrim njerëzit e shtëpisë do e përdorim makinën dhe asgjë tjetër.” tha një qytetar.

“Erdhi koha e biçikletës.”, tha një tjetër.

“Ça do e përdorim makinën, pa lekë , pa punë ,pa asgjë.”, u shpreh një tjetër.

Por në një kohë që e shtuna shkaktoi zemërim për naftën, vlerat e larta janë reflektuar edhe në çmimet e ushqimeve. Një kg domate në tregjet e Tiranës, varion 240 lekë deri në 300 mijë lekë, dyfishi i vlerës të një viti më parë në të njëjtën periudhë

Besnik Sula ish profesor, sot pensionit në tregun e fruta-perimeve tek ish Uzina Dinamo në Tiranë, është në dilemë nëse i dalin llogaritë për të bërë pazarë apo jo.

“Unë jam profesor pensionist dhe po mendoj çfarë të blej. Shtrenjtë është.”, tha ai.

Shumë blerës për situatën e krijuar por vrapojnë pas  produkteve më të lira edhe pse jo të cilësisë së mirë.

“Rendim pas atyre kalbësirave dhe marrim, çfarë të bëjmë?”. U shpreh një person.

“70-80% të shtrenjta janë.”, tha një qytetar.

“Na ndihmojnë kalamajtë”- shprehet një tjetër pensionist.

Ora 15:38
Çmimi i karburantit arrin në 230 lekë në të gjithë vendin! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Lezhë, një litër naftë u shit këtë të shtunë me 230 lek për litër,40 lek më shumëse një ditë më parë...

Drejtuesit e mjeteve dhe taksistët paralajmërojnë edhe rritje të çmimit të biletës, nëse nuk ndërhyhet për frenimin e këtij fenomeni.

“Po normalisht që po abuzojnë pikat e karburantit se dje në orën 5 pasdite ishte nafta 186 lekë, sot shkoi 230 lekë. Normalisht që duhet të hyj shteti, shteti duhet të ketë kontrolle, po ça ka me bo shteti.”- tha një qytetar.

“E përballueshme ajo s’është fare, zero.”- tha një tjetër.

“Ditën e hënë si shoqatë do t’i bëjmë kërkesë këshillit bashkiak që të vendosi çmimin e ri të transportit urban.”

Në Fier, rritja e çmimit të naftës është reflektuar me rritje të menjëhershme të çmimit të biletës. Një fatorino i linjës Fier-Roskovec tregon për Report Tv se ky destinacion kushton 20 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa aboneja ka shkuar në 2 mijë lekë, nga 1800 që ishte.

“Bileta ishte rritur 200 lekë nga 800 që ishte. Është rritur nafta, është rritur dhe bileta.”-u shpreh një qytetare.

Edhe në Berat një litër naftë dhe benzinë u blenë me nga 230 lekë, ndërsa gazi arriti në 95 lekë. Kjo ka çuar edhe në rritjen e çmimit të biletës drejt rrethinave të qytetit por edhe Tiranës.

“Çmimi i biletës u rrit në 5000 lekë sepse u rrit dhe çmimi i naftës, ku një litër naftë u ble me 230 lekë.”-thotë një drejtues mjetesh.

Ndërkaq, në qytetin e Elbasanit, Sarandës, Durrësit por edhe në fushë-Krujë ka pasur rritje të çmimit të karburantit deri në 230 lekë, por biletat vijojnë të mbajnë të njëjtin çmim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/03/2022 18:32

    Po ndodh ne gjithe boten,edhe ne USA po vete 2 dollare litri nga 700 qe ka qene

    Përgjigju
    • Per benin: 05/03/2022 19:58

      Po me beno por ktu ora punes eshte 1.2$

  • rrema: 05/03/2022 17:10

    Qeveria duhet qe ti rrisi taksat dyfyfish me qellim qe te behemi kampion apsolut ne bote.... ????????????????

    Përgjigju
  • Turi: 05/03/2022 15:33

    Hahahah keshtu ndodh kur mendon se do shkaterrosh Rusin , ha sallatorin per vete

    Përgjigju
  • Timi: 05/03/2022 15:25

    Kur ske shtet ke horra qe vjedhin ne drite te diellit. Nuk ka shanse nje rritje aq e madhe direkt. Duhet shkarkim dirket i te gjithe zinxhirit te kontrollit. Vec vjedhjese qe i behet qytetarit, mbajtja ne pune e ketyre horrave qe kontrollojne tregun e karburanteve eshte nje tjeter vjedhje taksash. Votojini akoma se 5 mije kane per ta cuar litrin brenda muajit

    Përgjigju
  • redi: 05/03/2022 15:06

    Rritja e cmimit te naftes si dhe grurit si rezultat i luftes pritej ,pasi te dy shtetet jane prodhues te medhenj te ryre.Politikat e qeverive ne keto 31 vjet jane me mangesi pasi si ne industrine e naftes duhet te ishte fuqizuar sektori publik pra Alboetroli dhe jo sic po ndidh me bankersin qe me te drejten e tij si privat te gjithe sasine e shet jashte.Te jesh nafte dhe te impotish gati 70 % te nevojave kho eshte antishteterire mis te themi antishqiptare.Politika e qeverise se sitme eshte neoliberale ,qe te con pa breke ne byth.Prandaj shume shtete kete oasuri e kane dhe ahteterire dhe private.Shikoni energjine elektrike qe jane importuar mbi 270 milion dollar,pse ?Sepse me kto para me mire ishin ngritur dy parqet fotovoltaitike qe nuk po ngren kompania franceze qe ka marre licensat.Nuk do studim te nadh por perkushtim dhe nikoqirllek.Ed Rama fuqi zo industrine e naftes dhe mos prit shume nga privatet, qe nuk i rreh shume per popullin por duan fitimet e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?