‘Çmendet’ tregu i shtëpive me qira në Tiranë! Studentët në vështirësi: Do paguaj 40 mijë lekë për shtëpi në Shkozë! Agjenti: S’ka banesë nën 35 mijë lekë

24 Gusht 2023, 17:04| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 17:18

  • Share

Nuk ka asnjë tendencë rënie në tregun e qirave për banesat. Studentët duhet ta harrojnë një shtëpi, jo thjesht afër fakulteteve, por as brenda unazës së madhe. Në tetor Vangjel Nunka nga Korça vjen për studime në mjekësi në Tiranë. Muajin e nxehtë e kaloi duke kërkuar shtëpi me qira. Një të tillë e mori vetëm në periferi, në Shkozë me një vlerë aspak ekonomike.  Do të paguaj 40 mijë lekë në muaj qira.

“Unë e kam gjetur në zonën e Shkozës, te uzina e traktorëve. E kam 400 mijë lekë. Është shumë shtrenjta, por në krahasim me qytetin ku ishin qirat me 500 €, nga 550-600€ është më e mira që mund të bënim.’- tha Vangjel Nunka, maturant.

Në pamundësi për të përballuar kostot e jetës në Tiranë. Vangjeli është i detyruar të ndajë qiranë e kësaj shtëpie  me një tjetër shok

“Çmimet kanë fluturuar dhe ishte pak e vështirë gjetja e saj. Unë e kam ndarë me një shokun tim qiranë.”- u shpreh Nunka.

Orgest Beti, agjent imobiliar thotë se fluksi i lartë për shtëpi me qira nga studentët dhe ndërtimet aktuale ende të papërfunduara kanë shtrenjtuar qiratë. Sipas tregut, në metropol nuk ka shtëpi nën 35 mijë lekë në muaj.

“Për studentët këtë vit do të jetë më e vështirë dhe kostot do të jenë më të larta , por themi nën 350 € nuk ka çmime. Fillon nga kjo vlerë deri në 500,600 dhe ka apartamente që shkojnë 1000 ose 1500 euro. Vitet e shkuara ka qenë e vështirë që dhe ata të kuptonin këtë dimension të ri të ndryshimeve. Tashmë një pjesë e madhe prej tyre janë mësuar dhe kuptojnë dhe dimensionin që ka marr zhvillimi i vendit dhe me pak vështirësi, por dhe ata e kanë pranuar si fakt.’- tha Orges Beti, agjent imobiliar.

Por nga ana tjetër studentët e huaj nuk shfaqin ankesa për çmimet e qirave. Madje shumë prej tyre vendosin të qëndrojnë kryesisht pranë qendrës së Tiranës

“Ata vijnë me ide të qarta. Kuptohet shtëpitë që janë këtu janë me çmime të arsyeshme.”- u shpreh Orgest Beti.

Pavarësisht se viti akademik për studentët nis në 2 tetor, shumë studentë i kanë parapaguar muajt e verës pa jetuar aty. Kjo me qellim për të mos humbur shtëpinë me qira, kurse studentët e vitit të parë që vijnë nga rrethet janë akoma në kërkim të një baze

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adami: 24/08/2023 21:15

    Ky asht Kapitalizmi është Kërkesa e Oferta e Tregut...,s'ka ashtu po Ekonomi Tregu!

    Përgjigju
    • Biku: 24/08/2023 22:19

      Bravo.. nje sufllaqe per ty

  • Kot për muhabet: 24/08/2023 20:36

    IKNI O NJERËZ ME ATO ÇMIME E ME ATO SHPE ZIME NLSD IA DILNI JETO I SHUMË MIRË NË EUROPË. 350 € GJEN KUDO SHPI NË EUROPË PËR STUDENTAT. PLUS PO TË JENI PAK KURSIMTAR KA PA FUND OFERTA NË MARKETE QË PAGUANI GJYSMËN E ASSJ QË PAGUANI NË SHQIPËRI!

    Përgjigju
  • Grupi: 24/08/2023 20:32

    Nuk cmendet tregu jo, por keta qe ju i quani studente vetem te tille nuk jane. Nuk vijne per te studiuar por per te qendruar ne Tirane. Detyrimisht kerkesa rritet dhe bashke me te edhe oreksi i qiradhenesve. Kush nuk ka mundesi te paguaje le te shkoje ne konvikt. Aty do i perkushtohen vertete studimit dhe shkolles.

    Përgjigju
    • XXX: 24/08/2023 22:10

      Të gjithë në konvikt kemi ber shkollën, në qytet studenti e ne mencen e shtetit kemi ngren. U bën rrjepacuket duan shpi me qera, kokrat e legenave. 3000 euro tjua bëjnë qeranë.

  • Zeni: 24/08/2023 20:08

    Ja q rracen e ktyre flliqsireve qe shtrejtojn qeran e vendosin mos me leju njerzit me jetu n tiran

    Përgjigju
    • Biku: 24/08/2023 22:20

      Edhe ti e ke merrituar sufllaqen

    • Biku: 24/08/2023 22:20

      Dhe nje sufllaqe per ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?