‘Çmendet’ tregu, nuk gjendet shtëpi me qira në Tiranë poshtë 350 euro! Të huajt blejnë prona! Eksperti: Po shtrenjtohet edhe periferia!

9 Tetor 2023, 15:48| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 17:29

  • Share

“S’ka qira më poshtë 350 euro”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.

Ky është normaliteti i ri në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet e qirave edhe në periferi të Tiranës, kanë kapërcyer në 300 euro.

Banka e Shqipërisë thotë se ky trend rritës nuk pritet të ndalet. 70% e agjencive imobilare pjesë e një anketimi të bërë nga banka qendrore thonë se çmimet do të jenë të qëndrueshme, 26% pohojnë se do të rriten dhe vetëm 4% presin ulje.

“Çmimet e apartamenteve që vazhdojnë të rriten normalisht vjen si pasojë e kërkesave që ka. Tirana dhe bregdeti kanë shumë kërkesa për blerje. Kostot po rriten çdo ditë, vuajnë realisht shumë mungesën e fuqisë punëtore ndërtuesit. Ato po paguajnë më shumë për fuqinë punëtore dhe është normale që do të përkthehet në çmim”, thotë eksperti.

Superitja rreth qendrës së Tiranës me 29%, po orienton tregun në zonat periferike, ku dhe atje çmimet janë të larta.

“Është normale që të rriten çmimet në periferi, pasi kush e ka të pamundur të blejë në qendër sigurisht do ti drejtohet periferisë. Për këtë arsye ka një rritje të madhe kohët e fundit”, tha Demirxhiu.

Ajo çfarë ka bërë diferencën në 6 muajt e parë të këtij viti, ka të bëjë edhe me blerjet e larta nga atë huajt. Banka e Shqipërisë thotë se 14% e pronave të shitura janë blerë nga të huajt.

“Apartamentet i blejnë të gjithë. Blejnë shqiptarët nga gjithë vendi, blejnë shumë të huajit, për investime, e shikojnë si një treg me potencial. Ndoshta për ne çmimet janë të larta por për një gjerman, polak apo italian është një treg i favorshëm”, tha Demirxhiu.

Në rang vendi çmimet e apartamenteve janë rritur me 11.6%, dhe si pasojë e këtij shtrenjtimi 40% e pronave janë blerë me kredi bankare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mashtrimi: 10/10/2023 04:26

    Ju kan ngel stock ndertimet e nuk po i shisni dot. Prandaj ky lajm i rrem

    Përgjigju
  • Gabim: 09/10/2023 20:16

    Tani qe po ikin studentet nga qeraja larte per 4-9 vite kemi falimentim masiv bisnes vogel ! Duhet qe kush jep qera student mos jepet me shume sesa 200€ muaj per 50-60m2

    Përgjigju
  • sajmir: 09/10/2023 19:49

    Mos e vrisni mendjen se do i blejn pleqte qe kan ngelur,ishalla stot i mbanni mks ju shitshin s epo tallni trapin me ate popull te vuajtur qe jemi

    Përgjigju
  • drini: 09/10/2023 16:56

    Po , i perzini nga shqiperia edhe ata te rinje qe kane ardhur nga rrethet , kane marre shtepi me qera dhe punojne ne Tirane. Kjo do ta boshatis fare shqiperine nga shqiptaret dhe do ta mbushi me te huaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?