Sport

'Çmendi' Europën me gola, Lewandoski fiton çmimin e 'Këpucës së artë'! Lë pas Lionel Messi-n dhe Ronaldon

22 Shtator 2021, 14:17| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 15:20

  • Share

Robert Lewandowski është shpallur zyrtarisht ‘snajperi’ i Europës. Sulmuesi polak ka rrëmbyer së fundmi çmimin e ‘këpucës së artë’, që i jepet futbollistit me më shumë gola gjatë një sezoni në kontinentin e vjetër.

33-vjeçari arriti këtë sezon të shënonte 41 gola me Bayern Mynchen, duke thyer edhe rekordin e legjëndës Gerd Myller me 40 gola.

Lewandowski sezonin e kaluar e humbi çmimin në konkurencë me sulmuesin e Lazio-s Ciro Immobile, i cili kishte avantazhin e 14 penalltive të dhënë nga gjyqtarët në Seria A. Këtë vit konkurentët e ‘snajperit’ polak ishin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, me këtë të fundit që realizoi 10 gola më pak.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?