Ylli shqiptar Rita Ora mbërriti dje në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj.
Kjo është vizita e parë për regjisorin në Kosovë, ndërsa bashkë me Ritën ai është pritur sot nga kryeministri Albin Kurti. Waititi dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.
“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.
Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë, pasi këngëtarja festoi dje (26 nëntor) ditëlindjen.
Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.