Rrethimi me asfalt i Rrugës Egnatia nga Bashkia Peqin

Sociale

Peqin/ Çmenduria e Bashkisë, rrethon me asfalt Rrugën Egnatia! Tare apel Ramës! Kryetari Maçi s’pranon kritikat: Keqdashës që s’na lënë të punojmë

6 Shtator, 16:49| Përditesimi: 6 Shtator, 19:22

  • Share

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset Rrugës historike Egnatia nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe “kërcënon” me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë. 

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, beson se asfaltimi i 2 anëve të rrugës historike është restaurim dhe në të mirë të ekzistencës së mëtejshme të “Via Egnatia”. Ndërsa në një reagim për Report Tv, ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës. Për kreun e qeverisë vendore duket se e mjaftueshme është realizimi i ideve, pa kuptuar efektet që sjellin ato. 

“Loti i parë i restaurimit në Via Egnatia është drejt përfundimit! Po ruhet autenticiteti i strukturës origjinale, duke i dhënë jetë gurëve që mbajnë mbi supe histori të pafundme. Kjo rrugë nuk është thjesht infrastrukturë, por një xhevahir i trashëgimisë kulturore të Peqinit dhe Shqipërisë”,- shkruan Maçi në rrjetet sociale, duke ndarë foto nga masakra në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri. 

“Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje. Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore",- tha ndër të tjera për Report Tv kryebashkiaku Maçi.

Studiuesi Tare i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndaluar këtë marrëzi të Bashkisë Peqin, që të shpëtohet pa qenë vonë pjesa e Rrugës Egnatia që shtrihet në Shqipëri, një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian.

“Z. Kryeminister 

Vini dorë ju lutem vini dorë për të ndërhyrë dhe  për të ndaluar këtë masakër në dëm të Trashëgimisë  Kulturore në Shqipëri.

Përpos fakti që po bëhemin qesharakë në sytë të botës,  po shkatërrojmë edhe atë pasuri që kemi trashëguar ndër shekuj.

Trashëgimia jonë Kombëtare nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë megjithë dëshirën e mirë që mund të jetë arsyeja e këtyre nderhyrjeve kaq qesharake dhe absurde.

Rrënimi i institucioneve kombëtare të Trashëgimisë dhe futja e OJF, firmave  dhe Institucioneve që nuk kanë kapacitete po sjell dëme të pa kthyeshme në Trashëgimi.

Via Egnatia një ndër 10 rrugët më të rëndësishme te civilizimit europian. Rruga ku shkelen legjionet romake gjatë Luftës Civile te Cezarit dhe Pompeut. Rruga ku shkelen Perandorët e cdo epoke Imperiale nga Roma drejt Konstandinopojes. Nga ku etërit e Kishës sollën mesazhet biblike prej Jeruzalemit. Nga ku kultura e Orientit mbriti në Europë. Rruga nga ku barbarët rrënuan civilizime por pa e shkatërruar atë. Rruga e  Kryqëzatave që  vërshuan drejt Lindjes. Udha prej ku  Sulltanët  hijerëndë Otomanë vërshuan drejt Europës së Krishterë.  Via Egnatia trashëgimia europiane që fati e bëri të kalonte mes nesh nuk mund të përfundojë e mbytur me asfaltin e injorancës”,- thuhet në apelin e studiuesit drejtuar kryeministrit.

Më tej, Tare përpiqet të edukojë Bashkinë Peqin, duke sjellë shembullin e vendeve ku kalon Rruga Egnatia dhe se si është ruajtur me fanatizëm nga këto vende.

“Shikoni se si fqinjët tanë janë kujdesur për këtë copë të trashëgimisë Europiane. Maqedonia, Greqia e ruajnë me fanatizëm.

Shikoni si Italia e restauron dhe e mbron Via Apian simotrën e Egnatias që vinte nga Roma drejt Brundisiumit për tu lidhur me Egnatian.

Via Egnatia është  Udha jonë për në Europë. Ju lutem vini dorë përpara se Europa të na shikojë me perbuzje për këto që po bëjmë ndaj Trashëgimisë së saj”,- përfundon Tare.

Ora 18:39
Peqin/ Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku Maçi s'pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës

1757176846_1700846266auto34288833813725042535968137437065012892543073n1684132355.jpg

Bukurosh Maçi

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, ka reaguar për Report Tv pas apelit publik të studiuesit Auron Tare për frenimin e rrethimit me asfalt të Rrugës historike Egnatia. 

Sipas vizionit të kryebashkiakut, konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.

“Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje.

Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore.

Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë.

Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërtë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme.

Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet”,- deklaroi Maçi për Report Tv.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?